Shkurt.ch
Universiteti ETH i Cyrihut, në vendin e tetë në botë
Botuesi i specializuar “QS Quacquarelli Symonds“, në ranglistën e tij e ka ngritur ETH nga vendi i nëntë ku ishte vitin e kaluar, në vendin e tetë. Universiteti tjetër zviceran i radhitur lart është ai EPFL i Lozanës, i cili ka zënë vendin e 14-të
Universiteti Teknik i Cyrihut ETH, i cili në të gjitha rangimet në nivel botëror del ndër më të mirët, në radhitjen më të re është ngritur edhe për një shkallë.
Në “QS World University Ranking”, të bërë nga botuesi i specializuar “QS Quacquarelli Symonds“, ETH është ngritur nga vendi i nëntë që kishte më parë në vendin e tetë, transmeton albinfo.ch mediat zvicerane e botërore. Universiteti tjetër zviceran i radhitur lart është ai EPFL i Lozanës, i cili ka zënë vendin e 14-të në këtë listë shumë prestigjioze.
Sikurse edhe në të gjitha ranglistat e bëra viteve të fundit, ETH rezulto si më i miri në mesin e universiteteve të pjesës kontinentale të Evropës, pa Britaninë e Madhe, e cila udhëheq tradicionalisht pas SHBA-së dhe disa shteteve me ndikim anglosakson.
Suksesi i universiteteve zvicerane mbështetet në internacionalitetin e tyre. Kjo shpjegohet edhe kështu: Investimet mbimesatare që ofrojnë këto institucione të arsimit të lartë dhe cilësia e lartë e jetës që ofrojnë tërheqin studiuesit më të mirë të botës.
Pas dy universiteteve teknike (ETH dhe EPFL) të Zvicrës që radhiten afër kupolës, të tjerat vijnë dukshëm më poshtë në listë, përcjell albinfo.ch. Kështu, Universiteti i Cyrihut zë vendin e 80-të, ai i Gjenevës, atë të 95, i Lozanës 138, i Bazelit, 141, i Bernës 181 dhe i St. Gallenit, 288.
Për të pestin vit me radhë vendin e parë në këtë ranglistë e zë universiteti Massachusetts Institute of Technology (MIT). Dy të tjerat në vazhdim janë po ashtu universitete amerikane: Universiteti i Stanfordit zë vendin e dytë dhe ai i Harvardit, të tretin.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











