Lajme
16-vjeçarjes shqiptare që iu ndërpre mësimi
Më 1 shtator shumë të rinj filluan mësimet e tyre tre-vjeçare. Megjithatë, kjo nuk vlen për vajzën refugjate shqiptare, Nailda Mellani. 16-vjeçarja ishte dëbuar në fillim të muajit maj. Ajo kishte jetuar disa muaj në Muhlacker, shkruan albinfo.ch.
Koha e dëbimit ka qenë shumë e vështirë për të. Ajo tashmë jeton në kryeqytetin shqiptar, Tiranë. Ajo shpreson të lejohet të kthehet në Republikën Federale të Gjermanisë për të vazhduar mësimin që i ka mbetur.
“Isha me autoritetet e imigracionit dhe kanë kërkuar për gjendjen e punëve. Unë nuk mund të kthehem për 24 muaj. Nuk arrij të marr lejen e punës, sepse ata nuk kanë përfitime me azilkërkuesit”, ka thënë ajo. Ajo kishte punuar në kompaninë telefonike ‘Craiss’.
Ambasada Gjermane në Tiranë në muajin qershor kishte bërë të ditur se ajo nuk mund të hyjë në territorin gjerman. Shumë shtetas shqiptarë pasi ishin kthyer vullnetarisht kishin aplikuar për një vizë punë në Ambasadë. Nailda Mellani ishte deportuar dhe në këso raste vendoset ndalimi i hyrjes.
Ajo duhet të kalojë të gjitha burokracitë gjermane për t’i dëshmuar aftësitë e saj. Sepse Nailda ka një potencial të madh që nuk mund ta përdorë tani. “Në shtëpinë e saj ajo nuk ka asnjë shans për të marr mësime profesionale, ose për të arritur diçka”. Gjatë pushimeve verore ajo ka ndjekur një kurs të matematikës, kurse në shtator fillon mësimin.
“Është një shkollë amerikane, ku ju mund të flisni në gjuhën angleze, madje edhe gjermane, pasi shumë shqiptarë e mësojnë si gjuhë të huaj”, thotë ajo. Por, kjo kushton shumë të holla. “Qëllimi im kryesor tani është për të arritur nota të mira në shkollë”, thotë ajo, me shpresë se do të shkojë sërish në Gjermani.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar











