Shkurt.ch
Kryeprifti reformator kundër burkës dhe mbulesave tjera të fytyrës
Locher flet për një “ndalim të mbulimit” e jo “ndalim të burkas”, ndonëse edhe ajo do të përfshihej aty. Kreu i protestantëve ka theksuar se në Kuran nuk shkruan asgjë për mbulimin e fytyrës dhe nga ana tjetër, klerikët e lartë islamikë thonë se burka nuk ka të bëjë asgjë me islamin
Njeriu numër një i Kishës së Reformuar (protestante) të Zvicrës, Gottfried Locher është shprehur për një ndalim të përgjithshëm të mbulimit të fytyrës. Në një intervistë dhënë gazetave “Tages Anzeiger” dhe “Der Bund”, Locher, kryetar i Bashkësisë së Kishave Evangjeliste (Ungjillore) të Zvicrës ka thënë se kushdo që mbulon fytyrën, nuk është i aftë për të hyrë në raporte me të tjerët dhe me publikun, transmeton albinfo.ch..
Por, Locher flet për një “ndalim të mbulimit” e jo “ndalim të burkas”. Mirëpo, një ndalesë e tillë do ta përfshinte edhe burkën, ka thënë ai në intervistë. Më tutje Locher ka theksuar se në Kuran nuk shkruan asgjë për mbulimin e fytyrës dhe nga ana tjetër, klerikët e lartë islamikë thonë se burka nuk ka të bëjë asgjë me islamin.
Prandaj, sipas kreut të protestantëve zviceranë, bartja e burkas është “më shumë ideologji se sa teologji”, transmeton albinfo.ch
Ndonëse ai është kundër rregullave për veshjen, Locher thotë se “ne vendosim kufij nga të dyja anët. Nisur nga ndjeshmëria për zakonet, njerëzit nuk dalin lakuriq rrugëve. Nga ana tjetër, ne duhet të konstatojmë se cilido që lëviz në mënyrë publike, e ka një identitet. Dhe në këtë identitet bën pjesë edhe të treguarit e fytyrës.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










