Opinione
Problemet e mëdha që ka vendi nuk zgjidhen duke sulmuar gazetarët *
Kësaj pune i thonë, luaje macë kryet e bullit. Problemet e mëdha që ka vendi nuk zgjidhen duke sulmuar gazetarët e apo mediumet, mbase për motive të ulëta; ja pse shkrujti më shumë për të se për mua.
Një hidhërim foshnjash me duket se kanë shfaqur së fundi njerëzit e Vetëvendosjes, me preteks se RTK nuk po i krijon hapësirë të mjaftueshme “liderit” të tyre, Visar Ymerit. Lideret e partive politike angazhimin e tyre duhet ta tregojnë me rezultate konkrete, të prekshme nga qytetarët dhe jo me deklarata që as vetë nuk i kuptojnë.
Realiteti në Kosovë sot është i tillë që problemet e mëdha nuk i zgjidhë dot vetëm asnjë forcë poltike. Kosova s’ka fuqi, s’ka kapacitete, s’ka përvojë të mjaftueshme për të dalë nga kjo krizë pa u ulur të gjitha partitë bashkë për një zgjidhje apo pajtim që nuk e dëmton vendin dhe qytetarët e saj shumicë, shqiptarët. Qytetarët e vendit e veçmas votuesit, nuk duhet lejuar këtë luks të papërgjegjshmërisë të politikanëve tanë që janë dhe që pretendojnë të marrin pushtetin duke u “zhvallitur” nëpër mediumi se, ja shih ç’kam bërë unë për vendin…
Besoj që nuk nevojitet shumë zgjuarësi për të kuptuar se dy gjëra janë duke e fundosur vendin, korrupsioni në nivele të larta tek të gjitha partitë, me lideret e tyre në krye dhe pa-përgjegjësia e ndjenja se nuk duhet t’i japin llogari askujt për të bëmat e tyre.
Shikoni disa politikanë të opozitës (dhe të tjerë të frustruar brenda koalicionit) që më parë i kanë shërbyer partive në pushtet, se si na bëhen kaq të përkushtuar ndaj gjoja korrupsionit, vendit e mirëqenies qytetare, kurse me vite kanë vepruar njejtë, në mos me keq se kolegët e tyre në pushtet.
çfarë hipokrizie, kush e hanë këtë, cili popull europian pos qytetarit të Kosovës!? Askush!
Brenda problemeve të mëdha politike ekonomike e tjera e tjera që ka vendi, problemi më serioz për mendimin tim mbetet, mungesa e alternativës politike dhe vota e qytetarit që jep pa ndëshkuar. Më këta politikanë por edhe votues që kemi, ne do vazhdojmë edhe më tutje të bëjmë një hap para e dy mbrapa.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi Gent Maksutaj do të varroset në fshatin Banjë, ndërsa autoritetet suedeze po vazhdojnë hetimet për vrasjen... -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











