Shkurt.ch
10 mijë nxënës refugjatë, sfidë për shkollat zvicerane
Në komunat më të mëdha dhe qytete vijojnë mësimin në klasa të integruara. Në shumë vende këta fëmijë më pas integrohen gradualisht në klasa të rregullta
Viti i ri shkollor ka filluar edhe për 10.000 fëmijët refugjatë që jetojnë në Zvicër. Nuk kishte kaq shumë asnjëherë që në vitet ’90-a, që nga lufta në Kosovë, shkruan Srf, përcjell albinfo.ch. Shumë fëmijë të refugjatëve vijnë nga kultura të huaja. Një sfidë e madhe për shkollat.
Në komunat më të mëdha dhe qytete vijojnë mësimin në klasa të integruara. Në shumë vende këta fëmijë më pas integrohen gradualisht në klasa të rregullta. Më parë në kurset intensive të gjuhës, të kënduarit dhe vizatim.
Një zhvillim krejtësisht i gabuar, për Jürg Brühlmann, nga Federata e Mësuesve e Zvicrës LCH.
Për shumë fëmijë jo vetëm gjuha është një pengesë e madhe, por aq e vështirë është që kanë të bëjnë me kulturën perëndimore. Fana Asefaw është mjeke e fëmijëve dhe psikiatre e adoleshentëve në Littenheid. Ajo ka migruar vetë me prindërit e saj në vitet e 80-ta nga Eritreja në Gjermani.
“Shumë prej fëmijëve janë në shoqërinë tonë individualiste krejtësisht të tronditur”, thotë ajo.
Shumë fëmijë kanë diagnozën ADHD dhe pastaj, kjo lë të kuptohet se refugjatët janë të traumatizuar nga lufta. Sidomos fëmijët, të cilët kishin ikur si 12 vjeçar vetëm në Zvicër.
Gjithashtu psikiatra Asefaw bën thirrje për më shumë mbështetje nga shkollat, ose me interpretimin ose nga persona të cilët ndihmojnë në tejkalimin e barrierave kulturore.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











