Integrimi
Projekt-piloti për refugjatë: Si mund të ketë sukses integrimi?
Në vitin 2015 vetëm Siria kishte më shumë kërkesa për azil sesa Shqipëria dhe Kosova. Vendet ballkanike edhe pse janë shpallur si të sigurta, kërkesat për azil janë të mëdha
“Pa punë, integrimi është i pamundur”. Në Institutin Fraunhofer për materiale dhe rreze teknologjike, koordinatori për integrim kujdeset dhe ndihmon refugjatët, nis shkrimi nga “handelsblatt.com”, përcjell albinfo.ch.
Refugjatët punojnë në laborator, ndihmojnë në struktura eksperimentale ose të bëjnë kërkime. “Mbështetja në fillim është veçanërisht e madhe”, thotë drejtori i institutit, Eckhard Beyer, duke shtuar: “Ne jemi duke kërkuar për inxhinierë, kryesisht elektronik, inxhinier mekanik dhe shkencëtarë kompjuterik, por në fund të fundit mjafton entuziazmi për teknologji. Ne jemi të etur për të mësuar”, shprehet Beyer.
Pengesat më të mëdha për refugjatët janë kualifikimi dhe gjuha. Agjencia shtetërore e punës nxit një program të veçantë, në mesin e tyre e tyre kurse dhe lloje të trajnimit themelor. Nga rreth 5900 refugjatë në Saksoni që janë të papunë, më shumë se gjysma e tyre, 3200, janë regjistruar si ndihmës.
Kërkesat për azil në Gjermani janë të mëdha. Në vitin 2015 u regjistruan 649 476 refugjatë apo 273 800 më shumë se në vitin 2014. Këto statistika përafrisht ishin në vitin 1992, ku për shkak të luftërave ballkanike kishte 438 200 aplikacione për azil.
Vendet kryesore të origjinës së aplikuesve për vitin 2015 kanë qenë Siria (162 510), Shqipëria (54 762), Kosovë (37 095), Afganistani (31 902 ) dhe Iraku (31 379).
Nëse kësaj i shtohet akoma Serbia (26 945 ) dhe Maqedonia (14 131), ishin rreth 133,000 aplikime për azil nga katër nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat në vitin 2014 dhe 2015 ishin deklaruar si vende të sigurta të origjinës.
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat












