Integrimi
Ka fshehur 1 kg kokainë në qesen e fshesës elektrike: Arrestohet shqiptari
Pas kontrollimit të makinës, policët gjetën në mbulesën e ulëses së prapme një paketim të qeses së fshesës elektrike, në të cilën ishte fshehur një sasi prej 1.12 kilogram droge të tipit të kokainës
Ideja “kreative” e një shqiptari me qëndrim në Gjermani për të fshehur në qesen e fshesës elektrike drogën e kontrabanduar nga Holanda nuk ka pirë ujë te policët gjermanë…
Në pasditen e të hënës, më 22 gusht, Policia federale ka kapur në autostradën A3 në ndalesën Kattenhorst një shtetas shqiptar të moshës 32 vjeçare. Ai, me një makinë të tipit Mazda, me tabela regjistrim i të Paderbornit po udhëtonte nga Amsterdami në Paderborn, thuhet në komunikatën e policisë gjermane.
Në Holandë ai, sipas dëshmisë që ka dhënë gjatë marrjes në pyetje, kishte qëndruar tri ditë, shkruan albinfo.ch. Atje kishte qenë “për të shëtitur dhe për të vizituar një kushëri”. Por ajo që binte në sy, thuhet më tutje në komunikatë, në makinën e shqiptarit nuk kishte fare bagazh.
Vetëm pas kontrollimit të makinës, policët gjetën në mbulesën e ulëses së prapme një paketim të qeses së fshesës elektrike, në të cilën ishte fshehur një sasi prej 1.12 kilogram droge të tipit të kokainës, shkruan albinfo.ch
Vlera në treg e kokainës së gjetur është rreth 77 mijë euro, thotë policia.
E-Diaspora
-
Hamburg
Elbenita Kajtazi vlerësohet në skenën e Staatsoper Hamburg Sopranoja shqiptare shkëlqen në rolin e Donna Anna-s, ndërsa kritiku gjerman Dr. Ralf Wegner e cilëson... -
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











