Shkurt.ch
Sivjet, Zvicra pret 10.000 azilkërkues më pak se vitin e kaluar
Ky numër nuk do të kalojë mbi 30 mijë kërkesa azili, që do të ishte rreth 10 mijë më pak se në vitin e kaluar. Ndërsa prognoza e bërë në fillim të vitit parashihte se do të përsëritej viti i kaluar, pra në Zvicër do të bëheshin rreth 40 mijë kërkesa për azil
Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM) ka prezantuar sot një letër të sekrretarit Marop Gattiker drejtuar kantoneve. Në këtë letër ai prezanton një prognozë rreth maksimumit që mund të arrijë numri i azilkërkuesve në Zvicër deri në fund të këtij viti.
Sipas kësaj prognoze, ky numër nuk do të kalojë mbi 30 mijë kërkesa azili, që do të ishte rreth 10 mijë më pak se në vitin e kaluar. Interesantja në këtë mes është se prognoza e bërë në fillim të vitit parashihte se do të përsëritej viti i kaluar, pra në Zvicër do të bëheshin rreth 40 mijë kërkesa për azil.
Ndërsa për vitin 2017 është ende e pamundur të bëhet ndonjë prognozë obliguese, thuhet në letrën e sekretarit të SEM. Është kështu sepse në fushë të azilit janë gjithmonë të mundura zhvillimet e paparashikueshme. Gattiker ka kërkuar që të çohen edhe më tej përpara punët për realizimin e një plani nacional të emergjencës.
Megjithatë, siç ka thënë një zëdhënëse e SEM, planet e bëra në fillim të vitit, për rreth 41000 azilkërkues janë në gatishmëri. Madje ministri i financave në planifikimin e buxhetit për azil, të vitit 2016, kishte parashikuar një numër prej 45000 azilkërkuesish.
Janë disa shkaqe për zvogëlimin e numrit të azilkërkuesve sivjet por kryesori është mbyllja e rrugës së Ballkanit.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











