Shkurt.ch
E djathta, e vendosur për ngritjen e moshës së pensionimit në 67 vjet
Shumica e djathtë e Komisionit për punë sociale të Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës ka kërkuar ngritjen në 67 vjet të moshës për pensionim. Sipas tyre, mosha duhet të rritet në mënyrë automatike në momentin kur fondi i pensioneve bie në telashe financiare
Ngritja e moshës së pensionimit nga 65 sa është tash në 67 (për meshkujt), ka kohë që është temë debati në qarqet politike të Zvicrës. Ngritjen e moshës për pensionim e bën të nevojshme rritja e moshës mesatare të popullatës zvicerane, shkreuan albinfo.ch. Me rritje e kësaj moshe po shtohet ndjeshëm numri i pensionistëve të cilët pas pensionimit (nga mosha 65 vjeçare) jetojnë më gjatë se që kanë jetuar pensionistët më parë dhe kjo e ngarkon shumë fondin pensional.
Së fundi shumica e djathtë e Komisionit për punë sociale të Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës ka kërkuar ngritjen në 67 vjet të moshës për pensionim, shkruan srf.ch. Sipas tyre, mosha duhet të rritet në mënyrë automatike në momentin kur fondi i pensioneve bie në telashe financiare.
Me këtë qëndrim, komisioni i përmendur pranon një propozim të bërë më parë nga Federata çati e ekonomisë “Economiesuisse” dhe Federata e Punëdhënësve.
Por, para se të rritet mosha e pensionimit në 67 vjet, duhet të ngrihet mosha e pensionimit të grave në 65 nga 64 sa është tash, transmeton albinfo.ch. Më tutje edhe tatimi i vlerës së shtuar në favor të fondit pensional duhet të rritet për 0.6 për qind.
Dhoma Nacionale do ta trajtojë në muajin shtator rishikimin e AHV-së.
Nga ana tjetër, e majta në parlament dhe sidomos sindikatat janë të vendosura kundër ngritjes së pragut për pensionim. Ato janë madje dhe kundër rritjes së moshës së pensionimit të grave nga 64 në 65 vjet. Por, për t`ua “ëmbëlsuar këtë pilulë të hidhur” atyre, Dhoma e Kantoneve ka vendosur ngritjen e pensioneve për 70 franga ndërsa plafoni për pensionet e çifteve të rritet nga 150 në 155 për qind.
E-Diaspora
-
Protesta e tretë në Gjenevë kundër Ligjit 21/2024, diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin për mbrojtjen e Vjosës dhe zonave të mbrojtura Për të tretën herë me radhë, pjesëtarë të diasporës shqiptare u mblodhën në Gjenevë për të... -
FSHF vazhdon kërkimin e talenteve në diasporë: “Open Stage” më 27 qershor në New York -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani
Jeta në Austri
-
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” Një tubim solidarizues u mbajt për të tretën herë në Vjenë, ku dhjetëra shqiptarë shprehën mbështetjen... -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar












