Integrimi
Vetëm 7 shtetas shqiptarë e kanë fituar azilin në Gjermani!
Përderisa te sirianët kjo përqindje është 96%, te shqiptarët vetëm 0.02%! Dhe kur pjesëtohet numri prej 53805 azilkërkuesish, na del shifra prej vetëm 7 personave që kanë fituar azilin
Gjatë vitit 2015 në Gjermani ishin regjistruar 441899 kërkesa për azil, njofton Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë (Bamf). Numri më i madh i azilkërkuesve kanë ardhur nga Siria, plot 168567. Ndërsa në vendi e dytë të listës kanë qenë shtetasit e Shqipërisë me 53805 kërkesa, shkruan nordwestzeitung.de.
Është interesante pastaj radhitja për nga përqindja e njohjes së kërkesave për azil të këtyre dy vendeve, vëren albinfo.ch. Kështu, përderisa te sirianët kjo përqindje është 96%, te shqiptarët vetëm 0.02%! Dhe nga kjo, nëse e pjesëtojmë shifrën prej 53805 azilkërkuesish, na del shifra prej vetëm 7 personave që kanë fituar azilin!
Qytetarët e Shqipërisë ashtu si dhe ata të shteteve tjera të Ballkanit, që në fillim kanë qenë pothuajse pa gjasa për të fituar azilin. Mirëpo me shpalljen e Shqipërisë dhe vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor në tetor të vitit 2015 si “shtete të sigurta të prejardhjes”, këto gjasa u zhdukën pothuajse në tërësi, përcjell albinfo.ch gazetën gjermane.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










