Shkurt.ch
Serbi dhe kosovari inskenojnë aksidentin për të përfituar nga sigurimet
Ajo që në fillim dukej si një aksident i zakonshëm, doli të jetë një rast i inskenuar me qëllim për të përfituar nga sigurimi i automjeteve. Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e 17 qershorit
Një shtetas i Serbisë, bashkëshortja e tij dhe një shtetas i Kosovës janë arrestuar gjatë kësaj jave nga Policia Kantonale e Aargaut nën dyshimin se kanë bërë një mashtrim të sigurimeve, shkruan aargauerzeitung.ch.
Ajo që në fillim dukej si një aksident i zakonshëm, doli të jetë një rast i inskenuar me qëllim për të përfituar nga sigurimi i automjeteve, transmeton albinfo.ch. Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e 17 qershorit kur një makinë e tipit VW Passat në një rrethrrotullim në Buchs AG e godet një Merecedes S500. Të dyja veturat dëmtohen në mënyrë të konsiderueshme. Shtetasi serb dhe bashkëshortja e tij janë ankuar për dhembje të qafës dhe kurrizit ndërsa kosovari ka deklaruar se nuk ka pësuar fare.
Por, pastaj lindin dyshimet. Në fillim, dëmet nuk përputheshin me ato që kishin deklaruar pjesëmarrësit në aksident, pasi që, siç është konstatuar pastaj, mercedesi, për shkak të një defekti ishte edhe më parë jo në gjendje për trafik. Kjo ka bërë të dyshohet se pjesëmarrësit e kishin marrë mercedesin e prishur në një garazh të afërme dhe e kishin dërguar me lëvizje të ngadalshme deri te rrethrrotullimi, përcjell albinfo.ch. Pastaj kishte ardhur kosovari dhe kishte goditur atë me Passatin e tij.
Tash e gjithë kjo është zbuluar nga policia, e cila konsideron se të involvuarit kishin dashur të përfitonin nga sigurimi. Por, hetimet janë ende në vazhdim. Policia është në kërkim të dëshmitarëve.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











