Shkurt.ch
Rekord: Mbi 5 milionë të angazhuar me punë në Zvicër
Termi “i angazhuar” në këtë rast përfshin jo vetëm të punësuarit me status të rregullt e me kontratë pune por të gjithë ata mbi 15 vjeçarë që në çfarëdo mënyre janë të lidhur me punën
Në tremujorin e dytë të këtij viti shifra e të angazhuarve me punë në Zvicër ka kaluar për herë të parë 5 milionëshin, shkruan srf.ch. Saktësisht, sipas Zyrës Federale për Statistikë Zvicra në fund të qershorit ka numëruar 5 milionë e 33 mijë të angazhuar. Koncepti “i angazhuar” sipas definicionit ndryshon nga ai “i punësuar”, sqaron albinfo.ch.
Termi “i angazhuar” në këtë rast përfshin jo vetëm të punësuarit me status të rregullt e me kontratë pune por të gjithë ata mbi 15 vjeçarë që në çfarëdo mënyre janë të lidhur me punën. Të tillë janë ata që punojnë edhe vetëm një orë në javë ose që ndihmojnë prindërit në ekonomitë familjare, në bujqësi apo edhe që ndjekin mësimet për zanat.
Rritja e numrit të të angazhuarve në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë ka qenë 1.6%.
Nga ana tjetër, gjatë kësaj periudhe ka pasur rritje po ashtu edhe të numrit të atyre që kanë humbur statusin e të angazhuarit me punë. Ky numër është rritur për 8000 veta duke u ndalur në kuotën 208000, përcjell albinfo.ch. Përqindja e të papangazhuarve kështu ka arritur në 4.3%.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë













