Shkurt.ch
Nëna ka keqtrajtuar me vite të tëra seksualisht të birin
Nëna gjermane ka filluar keqtrajtimin seksual të të birit që kur ai ishte dhjetëvjeçar. Ajo e ka detyruar atë që të bëjë praktika seksuale nga më perverset me të. Dënimi: 22 muaj burg
Një grua 47 vjeçare, shtetase e Gjermanisë me qëndrim në Zvicër është dënuar me 22 muaj burg nga një gjykatë e Kantonit të St. Gallenit për abuzim seksual të djalit të saj. Krahas dënimit me burg, asaj i është shqiptuar edhe vendimi për trajtim psikiatrik. Kjo temë po bën shumë bujë në opinionin zviceran i cili është tronditur nga ky rast tepër i rrallë në praktikën gjyqësore.
Nëna gjermane ka filluar keqtrajtimin seksual të të birit që kur ai ishte dhjetëvjeçar. Ajo e ka detyruar atë që të bëjë praktika seksuale nga më perverset me të duke bërë madje edhe fotografi dhe xhirime.
Sipas prokurorisë, kjo nënë që ka bërë incest të rëndë, në fakt nuk mund të kategorizohet si pedofilë dhe as si e sëmurë psikike. Në gjuhën profesionale kjo mënyrë e sjelljes bën pjesë në “rrjedhat paralele me pedofilinë”.
Cilidoqoftë kategorizimi që i është bërë veprës penale, në opinionin zviceran janë shprehur tashmë edhe pakënaqësi me dënimin e ulët. Sipas kritikëve, po të kishte ndodhur ky abuzim nga një mashkull (babai i fëmijës) dënimi nga gjyqi do të ishte shumë më i lartë dhe po ashtu stigmatizimi nga shoqëria, më i rëndë.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë








