Shkurt.ch
Atentatori ishte konservator i djathtë dhe urrente femrat!
Ai kishte rënë në konflikt me mësuesen pasi që ajo kishte pikëpamje të majta politike ndësa Simoni ishte i djathtë-konservativ. Ky madje e kishte kërcënuar mësuesen por edhe shkollën, në baza politike. Për këtë arsye i ishte bastisur shtëpia dhe atje i ishte gjetur një thikë luftarake e ushtrisë austriake
Sulmi me thikë dhe me zjarr që ndodhi të shtunën në tren, i cili rezultoi me dy viktima vazhdon të jetë temë numër një në mediat zvicerane. Mungesën e informacioneve të dorës së parë, nga policia ose nga prokuroria, po përpiqen ta kompensojnë mediat, duke i kontaktuar personat që e kanë njohur dorasin.
Ndër të dhënat e para në këtë drejtim është ajo se 27 vjeçari Simon S. rrjedh nga një familje zvicerane me gjendje mbi mesatare. Babai i tij është mësues muzike në fshat ndërsa edhe gjyshi drejton korin e kishës, shkruan blick.ch Edhe vetë Simon kishte luajtur më parë në disa instrumente.
Por ajo që e dallonte Simonin nga të tjerët ishte një problem me sy: ai shikonte shumë shtrembër (vëngër) dhe ky problem kishte bërë që të ngacmohej e të izolohej nga shoqëria, transmeton albinfo.ch. Po për këtë defekt ai nuk kishte qenë kurrë simpatik për vajzat dhe kjo e kishte kompleksuar atë shumë.
Refuzimi që pësonte nga to e kishte bërë të urrente femrat në përgjithësi.
Kjo mbase e shpjegon edhe faktin se viktima të sulmit të të shtunës në tren kanë qenë kryesisht femrat
Këtë urrejtje e shfaq kundër mësueses së tij në gjimnaz dhe kështu qysh atëherë Simon vuloset si një atentator i mundshëm (Amok Läufer). Ai kishte rënë në konflikt me mësuesen pasi që ajo shprehte pikëpamje të majta politike ndësa Simoni ishte i djathtë-konservativ, përcjell albinfo.ch mediat zvicerane.
Ky madje e kishte kërcënuar mësuesen por edhe shkollën, në baza politike. Për këtë arsye i ishte bastisur shtëpia dhe atje i ishte gjetur një thikë luftarake e ushtrisë austriake. Pas kësaj ai konsiderohej nga policia si «atentator potencial».
Simoni ishte përjashtuar nga gjimnazi dhe nuk kishte mundur të stabilizohej më. Pastaj kishte filluar studimet në një shkollë të lartë.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












