Shkurt.ch
E djathta e quan të papërgjegjshme iniciativën “AHV Plus”
Një iniciativë e nisur nga federatat e sindikatave, partitë dhe organizatat tjera të spektrit politik të majtë, e quajtur “AHV Plus” ka ngjallur kritika të ashpra te spektri i djathtë dhe i qendrës.
Iniciative për të cilën do të votohet në nivel nacional më 25 shtator, kërkon që të rriten për 10 për qind pensionet e pleqërisë dhe të trashëgimisë. Arsyetimi i kësaj kërkese mbështetet në faktin që, sipas iniciuesve, qiratë e banesave dhe premitë e sigurimit shëndetësor po shkojnë vazhdimisht duke u shtrenjtuar, njofton srf.ch.
Në këtë kuptim, nevojitet një rritje e pensioneve të përmendura për të ndjekur rritjen e çmimeve.
Por partitë e djathta dhe të qendrës: SVP/UDC, FDP/PLR, CVP/PDC, BDP, GLP dhe EVP kanë dalë publikisht kundër iniciativës
Në një komunikim me mediat në Bernë përfaqësuesit e partive të përmendura e kanë quajtur të papërgjegjshme iniciativën e përmendur, transmeton albinfo.ch. Rritja paushallë e pensioneve do të gëlltiste miliarda franga dhe në këtë mënyrë do të rrezikonte edhe vetë AHV-në, të cilën iniciativa po pretendon ta përmirësojë.
Nisur nga kjo, nevojitet një reformë tërësore e AHV-së dhe jo rritje e pensioneve në mënyrë të papërgjegjshme, janë të bindura partitë e përmendura.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











