Shkurt.ch
Zvicra ia bllokon Ç. Ramadanit 32.000 franga dëmshpërblim të lejuara nga gjykata
Ai ishte dënuar pa të drejtë për sulm të armatosur kundër autoriteteve në Zvicër. Gjykata Federale e kishte shpallur mbajtjen e tij të atëhershme në burg si të padrejtë dhe e kishte detyruar Kantonin e Aargaut që t`i paguante atij nga 100 franga për një ditë burgu, që i binte 32.000 franga
Çëndrim Ramadani, është dënuar me 175 vjet burg muaj më parë nga një gjykatë turke për vrasjen në pritë (bashkë me dy persona tjerë) të tre ushtarëve dhe policëve turq. Akti terrorist ka ndodhur në vitin 2014.
Shqiptari sot 25 vjeçar, i cili ishte rritur në Brugg të kantonit Aargau, Zvicër, ishte pjesë e strukturave terroriste që luftonin në Siri për “Shtetin Islamik”.
Por, para aktit të përmendur për të cilin ai është bërë fytyra më e njohur e xhihadizmit nga Zvicra, Çëndrimi kishte pasur një problem me autoritetet zvicerane. Ai, siç shkruan sot gazeta “Aargauer Zeitung” ishte dënuar pa të drejtë për sulm të armatosur kundër autoriteteve në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Gjykata më lartë e Zvicrës, Gjykata Federale e kishte shpallur mbajtjen e tij të atëhershme në burg si të padrejtë dhe e kishte detyruar Kantonin e Aargaut që t`i paguante atij nga 100 franga për një ditë burgu, që i binte 32.000 franga.
Mirëpo, për shkak të afërsisë së tij të dëshmuar më vonë me terrorizmin, dëmshpërblimi që i ishte njohur, i është bllokuar. Sipas ligjit, të gjithë personave të afërt me terrorin, u bllokohen paratë dhe burimet tjera ekonomike. Kështu pamundësohet që paratë të bien në duar të terroristëve, përcjell albinfo.ch. Në këtë frymë është vendosur që Çëndrim Ramadanit të mos i jepen ato para.
Megjithatë, ndërkohë Sekretariati Shtetëror për Ekonomi (Seco) duhet të gjejë një zgjidhje se si të mos i paguhet dëmshpërblimi personit të përmendur por pa e shkelur me këtë rast ligjin ndërkombëtar.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon Kompania Bau Investment Schweiz AG, me seli në Schlieren të Cyrihut, po forcon praninë e saj... -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












