Integrimi
Beneti i plagosur në atentatin e Munihut zgjohet nga koma
Kur mjekët arritën ta kthejnë djaloshin nga koma, prindërit e tij dhe personeli i spitaliti treguan se tre shokët që kishin qenë me të kishin vdekur në sulmin e bërë atë ditë
Beneti 13 vjeçar ka kaluar ditë të tëra të rënda në gjendje të komës në spitalin e fëmijëve në Haun. Familja e tij ka vuajtur po kaq ditë për jetën e Benetit. Prindërit e tij Gonxhja dhe Fati kanë qëndruar ditë dhe net pranë shtartit të të birit, shkruan gazeta gjermane TagesZeitung
Beneti është një ndër viktimat e sulmit të kryer muajin e kaluar në Munih, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën 9 persona. 13 vjeçari shqiptar nga Kosova Lindore ka pësuar një lëndim të rëndë në nofull por ka mbijetuar, transmeton albinfo.ch.
Ai kishte qëlluar në McDonalds tëqendrës tregtare Olympia së bashku me tre shokë të tij, kur atentatori 18 vjeçar gjermano-iranian kishte filluar të shtënat nga revolja. Ali David Sonboli kishte gjuajtur në mënyrë të qëllimtë edhe në drejtim të kokës së Benetit.
Kur pas katër ditëve, mjekët arritën ta kthejnë djaloshin nga koma, prindërit e tij dhe personeli i treguan se tre shokët që kishin qenë me të kishin vdekur në sulmin e bërë atë ditë.
«E gjithë familja vazhdon të jetë në gjendje shoku», thotë farmacistja Birgit Lauterbach, në barnatoren e të cilës punon si shofer babai i Benetit, Fati A.
Benet A. ka edhe dy vëllezër në moshën 3 dhe 9 vjeçare.
Çifti i farmacistëve Birgit dhe Arndt Lauterbach ka iniciuar ndërkohë një aksion ndihmash për familjen shqiptare.
Është e vështirë të kuptohen përmasat e vuajtjes së Fatit dhe Gonxhes, thotë Birgit. «Ne duam të kontribuojmë që së paku familja të mos ketë edhe halle financiare», shton ajo.
Beneti është njëri ndër 35 personat e plagosur dhe të lënduar në atentatin e Munihut. Qyteti ka vendosur që të ndihmojë financiarisht familjet e viktimave dhe të të plagosurve dhe për këtë ka ngritur një fond, përcjellalbinfo.ch.
Të mërkurën Asambleja e Komunës ka vendour njëzëri që në këtë fond të derdhen 500 mijë euro dhe që, në varësi nga nevojat, shuma e findit të rritet. Paratë do të shpenzohen, veç tjerash, edhe për trajtimin mjekësor të të plagosurve, gjegjësisht për shërbimet të cilat nuk i mbulon sigurimi shëndetësor.
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat














