Shkurt.ch
Gjeneva dhe Lozana punësojnë gjithnjë e më shumë kufitarë
Nga 10.000 të licencuar me leje qëndrimi "G" të regjistruar në Zvicër për një vit, 57% prej tyre punojnë në rajonin e Liqenit të Gjenevës. Rekrutimet janë të përqendruara në sektorin e shërbimeve, ndërsa industria e orës ka larguar nga puna 445 punëtorë që jetojnë jashtë kufirit zviceran.
Perspektiva e futjes së kuotave, pas referendumit të 9 shkurtit 2014 mbi emigracionin masiv, mbetet pothuajse pa asnjë efekt në kufi. Duke pritur për të parë formën e kornizës së re, e cila rregullon rekrutimin e punëtorëve të huaj, ekonomia zvicerane vazhdon të punësojë kufitarë.
Në një vit, që nga mesi i fund të qershorit 2015 gjerë në fund të qershorit 2016, pothuajse 10.000 kufitarë të rinj janë regjistruar, një rritje kjo prej 3%. Kjo shifër, megjithatë, është pak më e ulët se sa në vitet e mëparshme. Ky fenomen shpjegohet kryesisht për shkak të vështirësive me të cilat përballen kompanitë industriale, të cilat kanë tendencë për të reduktuar fuqinë punëtore të tyre se sa ta rrisin.
Sipas të dhënave zyrtare, tani janë 308.000 veta “të huaj në posedim të një leje qëndrimi «G» dhe që punojnë në Zvicër”. Në studimin e tij të publikuar të martën, OFS gjithashtu tregon se kjo rritje lidhet ekskluzivisht me sektorin e shërbimeve. Ofruesit e shërbimeve tani punësojnë më shumë se 200.000 kufitarë, kundrejt 106.000 për sektorin sekondar dhe 1.800 për sektorin primar.
Pothuajse dy të tretat e 10.000 të sapoardhurve janë të punësuar në kantonet e Gjenevës (4300) dhe Vaud-it (1400). Në Cyrih rritja është e mbuluar me 700 persona, ndërsa dy kantonet e rajonit të Bazelit kanë identifikuar rreth 2.000 kufitarë, pra më shumë se në mes të vitit 2015.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











