Shkurt.ch
Punëtorët zviceranë kërkojnë rritje 1 për qind të pagave
Travail Suisse kërkon një rritje të pagës mesatare. Organizata në fjalë kërkon rritje të përgjithshme të të ardhurave, të shpërndarë në pagat mujore dhe jo bonuse.
Federata çati e punëmarrësve te Zvicrës, Travail Suisse dhe federatat që bëjnë pjesë në të kërkojnë që për vitin e ardhshëm në degët e ndryshme ekonomike të Zvicrës të kete një rritje prej 1 për qind të të ardhurave.
Travail Suisse e mbështet këtë kërkesë në faktin se sipas saj, gendja ekonomike në Zvicër është stabile, shkruan sda.ch. Ky stabilitet i detyrohet në radhë të parë kontributit të punëtorëve dhe për këtë arsye duhet të shpërblehet, përcjell albinfo.ch.
Organizata në fjalë kërkon rritje të përgjithshme të të ardhurave, të shpërndarë në pagat mujore dhe jo bonuse. Veç kësaj, Travail Suisse kërkon një rritje të pagës mesatare.
Sindikata Syna, e cila është pjesë e federatës së përmendur, kërkon që, duke filluar nga viti i ardhshëm të rriten pagat mesatarisht nga 100 franga në muaj. Sipas saj, në shumë degë të ekonomisë gjatë këtij viti nuk ka pasur rritje të pagave.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











