Shkurt.ch
Azilantët shtojnë të papunët në Gjermani
Vala e refugjatëve po fillon të pasqyrohet në statistikat e tregut të punës. Në prill 2016 rreth 1,5 milionë të huaj jetonin nga sigurimi social bazë, i njohur si Hartz IV, pra rreth 12 për qind më shumë se vitin e kaluar.
Në prill 2016 nga ndihma sociale jetonin rreth gjashtë milionë njerëz. Prej tyre 4,5 milionë, ose rreth 75 për qind, janë qytetarët gjermanë. Një e katërta nuk ka pasaportë gjermane. Përgjegjës për rritjen e numrit të të huajve që marrin ndihmë sociale është sidomos numri i refugjatëve që u është njohur kërkesa për azil. Edhe pse në statistika nuk bëhen klasifikime se sa prej të huajve janë refugjatë, tregues për këtë është fakti se numri i atyre që vijnë nga “vende joevropiane që kanë të drejtë të kërkojnë azil”, sikurse thuhet në zhargonin zyrtar, pothuajse është dyfishuar në vitin e kaluar – në më shumë se 400.000. Fjala është, ndër të tjera, për rreth 250.000 sirianë dhe rreth 16.000 eritreas. Pas nënshtetasve turq, sirianët përbëjnë grupin e dytë më të madh të personave që jetojnë me ndihmë sociale në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Përveç refugjatëve, në krahasim me prillin 2015 është shtuar shumë edhe numri i shtetasve bullgarë dhe rumunë që marrin ndihmë sociale në Gjermani. Nga këto vende ka rreth 130.000 vetë që marrin ndihmë sociale në Gjermani.
Kurse numri i shtetasve nga Rusia apo Turqia që bëjnë pjesë ndër marrësit klasikë të ndihmave sociale ka rënë me 9%, përkatësisht me 10%. Po ashtu me 5% ka rënë edhe numri i shtetasve gjermanë që jetojnë prej ndihmës sociale.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











