Lajme
Haziri: Kjo gjeneratë e mërgimtarëve është e artë
Në kuadër të “Muajit të Mërgimtarëve”, që po mbahet në Gjilan, sot është organizuar panairi i makinave “auto-shou”
Në kuadër të “Muajit të Mërgimtarëve”, që po mbahet në Gjilan, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, sot ( e diel) është organizuar panairi i makinave “auto-shou”. Aktivitetin e sotëm, të fundit për sivjet, e ka hapur drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Agim Zuzaku, ndërkaq një fjalë rasti para mërgimtarëve dhe pjesëmarrësve tjerë në këtë panair të makinave e ka mbajtur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.
“Kjo gjeneratë ka mbërri shumë me punën e saj dhe na kanë bërë krenarë edhe neve”, ka thënë kryetari Haziri, sipas të cilit, “auto-shou” ka hyrë në program me kërkesën e mërgimtarëve dhe u shpreh i befasuar me pjesëmarrjen e madhe të veturave si dhe të auto serviseve që merren me rregullimin e veturave të shtrenjta, të vjetra dhe të reja.
Duke nënvizuar se edhe ai është njëri prej atyre që është rritur dhe po plaket me paratë e kurbetit, ku kanë punuar prindërit dhe familjarët e tij dhe për një kohë e ka provuar edhe vetë atë jetë të rëndë, Haziri ka thënë se kjo gjeneratë që po jeton sot në Zvicër, Gjermani, në Evropë, janë gjeneratë e artë.
“Kjo gjeneratë ka mbërri shumë me punën e saj dhe na kanë bërë krenarë edhe neve. Simbolikën më të madhe në sport e kemi Xherdan Shaqirin, por edhe në biznes dhe degë të tjera kemi nga një yll që po rritet me punë në Evropë dhe që po na bën krenarë të gjithë neve me suksesin e tyre”, ka thënë Haziri.
Ai i uroi mërgimtarët që të kalojnë sa më mirë këto ditë të pushimeve në Gjilan, duke theksuar se për hir të tyre, këto ditë “kemi hapur më shumë punë, që vitin e ardhshëm kur të vini me këto vetura, të mos gjeni asfalt të vjetër dhe rrugë me gropa, por një qytet të standardizuar dhe me hyrje-dalje të reja”.
Granit Zylfiu, ideator i këtij panairi, ka falënderuar autoritetet komunale në Gjilan dhe veçmas kryetarin Lutfi Haziri që i ka dhënë mbështetje kësaj nisme dhe e ka bërë pjesë të “Muajit të mërgimtarëve”. Panairi i veturave “auto shou” ka qenë aktiviteti i fundit i “Muajit të Mërgimtarëve”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës **Kënga e njohur shqiptare pritet të dëgjohet në filmin “The Journalist Mission”, një produksion amerikan që... -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik -
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve”
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













