Shkurt.ch
Ish ambasadori zviceran në Keni, akuzohet për korruptim
Sipas dy afaristëve kenianë, ambasadori Pitteloud u ka kërkuar 50 milionë franga mito për të bërë bllokimin e procedurës ndaj tyre në Zvicër
Prokuroria Federale ka kërkuar nga Departamenti i Drejtësisë dhe Policisë inicimin e një hetimi kundër ish ambasadorit Jacques Pitteloud. Ish udhëheqësi i përfaqësisë zvicerane në Keni, fajësohet nga dy afaristë kenianë për përpjekje të shantazhimit, shkruan sda.ch.
Por, në të njëjtën kohë ndaj dy biznesmenëve të përmendur, në Zvicër është duke u zhvilluar një procedurë për larje parash. Ata e konsiderojnë veten si viktima të tentimit për t`u korruptuar, transmeton albinfo.ch. Sipas tyre, ambasadori Pitteloud u ka kërkuar 50 milionë franga mito për të bërë bllokimin e procedurës ndaj tyre në Zvicër.
Afaristët kenianë kanë bërë më 15 maj 2015 akuzë kundër ish ambasadorit për tentim shantazhi, shkelje të detyrimit zyrtar dhe shkelje të detyrimit për mbrojtje të sekretit zyrtar. Më 7 mars të këtij viti, Prokuroria Federale pati vendosur të mos i hyjë procedurës së akuzës. Kenianët pastaj e kanë dërguar lëndën në Gjykatën Pnale Federale.
Dhoma e ankesave e kësaj gjykate pastaj, më 29 qershor e ka nisur procedurën duke ngritur akuzë për tentim shantazhi, njofton Anthony Brovarone nga kjo gjykatë.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











