Integrimi
5 vjet e tre muaj burg kosovarit për “hajni profesionale”
Prokuroria ka kërkuar 6 vjet heqje lirie për kosovarin. Para se t`i shqiptohej dënimi, ai tashmë kishte mbajtur më shumë se 2 vjet paraburgim dhe burg të hetuesisë.
Një burrë 31 vjeçar me prejardhje nga Kosova është dënuar në Lucern për hajni “në baza profesionale” me 5 vjet e 3 muaj burg. Gjatë viteve 2011 e 2012 ai së bashku me një bashkëpunëtor kishte bërë sulme plaçkitjeje në Zvicër dhe Gjermani, shkruan 20minuten.
Gjykata e krimeve në Lucern e ka gjetur fajtor kosovarin edhe për dëmtim të shumëfishtë, për tentim dëmtimi, për prishje të qetësisë publike dhe për tentim prishjeje të rendit publik, transmeton albinfo.ch. Ai kishte kryer vjedhje në banka, shitore, distributorë mallrash me shumicë dhe në pompa të benzinës.
Prokuroria ka kërkuar 6 vjet heqje lirie për kosovarin. Para se t`i shqiptohej dënimi (5 vjet e tre muaj burg), ai tashmë kishte mbajtur më shumë se 2 vjet paraburgim dhe burg të hetuesisë.
Krahas dënimit me burg, i akuzuari duhet të paguajë zhdëmtim ndaj paditësve privatë, në shumën prej 113 mijë frangash ndërsa ai do t`i paguajë dëmshpërblim prej 306 mijë frangasj
Vendimi i publikuar të mërkurën ende nuk është i plotfuqishëm.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












