Shkurt.ch
Policia përdor helikopterin për të kapur dy vjedhësit shqiptarë
Në një arë me misër janë kapur dy shtetas shqiptarë, 26 dhe 27 vjeçarë, pa vendbanim në Zvicër. Policët e kanë rrethuar dhe “krehur” arën në fjalë dhe pas sinjalizimit nga helikopteri, ata me ndihmën e qenve kanë kapur dy të rinjtë
Policia e Kantonit të Aargaut ka angazhuar të hënën edhe helikopterin në ndjekje të dy hajnave që kishin vjedhur një natë më parë në katër shtëpi në lokalitetin Suhr. Në një arë me misër janë kapur dy shtetas shqiptarë, 26 dhe 27 vjeçarë, pa vendbanim në Zvicër, shkruan azonline.ch. Policët e kanë rrethuar dhe “krehur” arën në fjalë dhe pas sinjalizimit nga helikopteri, ata me ndihmën e qenve kanë kapur dy të rinjtë, transmeton albinfo.ch.
Të fshehur në arën e misrit, ata janë dorëzuar pa bërë rezistencë.
Pak para orës 3 të mëngjesit, banuesit e njërës nga shtëpitë janë zgjuar nga lehjet e qenit të tyre. Ata kanë vënë re se dikush kishte provuar të thyente një dritare. Ndjekja që nisi policia pas alarmimit fillimisht nuk pati sukses.
Ndërsa pak pas orës 4 një grua nga fshati fqinj Gränichen alarmoi policinë pasi që pa se hajna të panjohur e kishin hallakatur shtëpinë e saj, përcjell albinfo.ch. Pak më vonë policët kanë parë në një zonë të banuar në Suhr dy meshkuj të dyshimtë. Në vazhdim ata kanë rrethuar arën me misër ku kanë kapur dy të përmendurit.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











