Shkurt.ch
Vërshime dhe përmbytje në kantonin Schwyz
Qendra e fshatit dhe rrugët përreth të Pfäffikonit janë mbuluar tërësisht nga uji ndërsa zjarrfikësit dhe forca të ndryshme të emergjencës vazhdojnë të jenë në aksion për tejkalimin e gjendjes
Në pjesë të ndryshme të Zvicrës dje dhe mbrëmë ka mbretëruar një mot i lig e me stuhi, i cili ka shkaktuar edhe vërshime. Më së keqi e ka pësuar kantoni Schwyz, në të cilin ka pasur vërshime por edhe rrëshqitje të dheut, njofton srf.ch.
Siç bën të ditur Policia Kantonale e Schwyzit, mbrëmë janë vërshuar dhe përmbytur nga uji rrugë, bodrume dhe garazhe, përcjell albinfo.ch. Më së rëndi janë goditur lokalitetet si Pfäffikon, Wollerau dhe Schindellegi. Qendra e fshatit dhe rrugët përreth të Pfäffikonit janë mbuluar tërësisht nga uji ndërsa zjarrfikësit dhe forca të ndryshme të emergjencës vazhdojnë të jenë në aksion për tejkalimin e gjendjes së rëndë.
Deri tash, sipas Policisë Kantoanle, qytetarët kanë bërë rreth 200 thirrje për ndihmë.
Gjatë 18 orëve të fundit, në pjesë të ndryshme të Zvicrës ka pasur reshje të mëdha shiu, përcjell albinfo.ch. Në stacionin e matjes Zürichberg, sipas Meteonews ka pasur reshje prej 60 litra në metër katror.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë












