CH-Ballkani
Qyteti i Munihut mbulon shpenzimet e varrimit në Kosovë të viktimave të sulmit
“Këtu ka sigurisht një rrugë të përbashkët, përcjell albinfo.ch. Synim duhet të jetë marrja përsipër pa komplikime burokratike e shpenzimeve të varrimit dhe sipas nevojës, edhe ato të transportit të të vdekurve"
Është vetëm një gjest i vogël i autoriteteve të qytetit, por për familjarët e viktimave të atentatit në Munih përbën ndihmesë të madhe: Anëtarët e Këshillit të Qytetit duan të angazhohen që qyteti të marrë përsipër shpenzimet e varrimit dhe, në rast nevoje edhe ato të transportit të kufomave në vendet e tyre të lindjes, shkruan ovb.de.
Shefi i Grupit Parlamentar të SPD-së, Alexander Reissl thotë se ka biseduar me kryebashkiakun Dieter Reiter që vjen nga po kjo parti, rreth asaj se si mund të rregullohet kjo punë, transmeton albinfo.ch.
Reissl ka thënë më tutje se sot (e hënë) do të bisedojë me të gjitha grupet parlamentare që të merren vesh lidhur me veprimin e përbashkët.
“Këtu ka sigurisht një rrugë të përbashkët, përcjell albinfo.ch. Synim duhet të jetë marrja përsipër pa komplikime burokratike e shpenzimeve të varrimit dhe sipas nevojës, edhe ato të transportit të të vdekurve”
Këtë veprim të politikanëve të Munihut e ka shkaktuar një apel që kishte bërë Kryqi i Kuq i Bavarisë për të mbështetur familjarët e fëmijëve të vrarë të cilat duan që ata t`i varrosin në Kosovë, por nuk kanë mundësi materiale.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











