Kosova, vend i pasigurt për investime
Zhvillimet e fundit politike në vend kanë treguar se Kosova është një vend i pasigurt për të investuar, thonë ekonomistët

Analistët e ekonomisë thonë se zhvillimet e fundit politike në vend kanë treguar se Kosova është një vend i pasigurt për të investuar, raporton Radio Evropa e Lirë.
Niveli i ulët i investimeve të huaja të drejtpërdrejta, sipas tyre, paraqet rrezik për zhvillimin ekonomik në të ardhmen.
Analistja për çështje ekonomike, Artane Rizvanolli, konsideron se çdo ndryshim negativ ekonomik dhe politik, është shenjë e një jostabiliteti të një vendi dhe, si i tillë, ndikon në ardhjen e investitorëve të huaj. Ky vit në Kosovë kishte filluar me një varg problemesh. Buxheti i vitit 2011, i cili ishte dashur të miratohej në tetor i vitit të kaluar, është miratuar gjatë kësaj jave.
Ndërkaq, në bazë të një studimi të Odës Ekonomike Amerikane të realizuar me 49 kompani të huaja që operojnë në rajonin Evropës Juglindore, e që nuk janë të pranishme në Kosovë, thuhet se 60 për qind e kompanive kanë njohuri mesatare për ambientin afarist në Kosovë, ndërsa 30 për qind nuk kanë aspak njohuri për këtë ambient.
Me gjithë interesimin e kompanive të huaja për të investuar në Kosovë, në raport thuhet se investitorët potencialë, që janë duke hezituar, theksojnë përmirësimin e mjedisit ligjor dhe luftimin e burokracisë.
Udhëheqësi i Institutit për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike, Isa Mulaj, thotë se pa përmirësimin e kësaj gjendjeje, investime të huaja nuk do të mund të ketë në Kosovë.
Në raportet e organizatave vendore dhe ndërkombëtare thuhet se në vitet e fundit, investimet e huaja kanë pësuar rënie të vazhdueshme në Kosovë.
E-Diaspora
-
PD Dr. Përparim Limani emërohet shef i Klinikës së Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Viscerale në Kantonsspital Aarau Një tjetër emër shqiptar ngjitet në majat e institucioneve zvicerane. Docent PD Dr. med. Dr. sc....
-
Valë e re azilkërkuesish shqiptarë drejt Britanisë, ‘braktisin’ Francën dhe Gjermaninë
-
Në Gjermani hapet edhe një klasë e re për mësimin e gjuhës shqipe në Eggenfelden
-
Gjithçka gati për “Alba Festival”, a jeni gati edhe ju?
-
Itali: Futbollisti shqiptar vdes aksidentalisht
Jeta në Austri
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”