Integrimi
Refugjatët romë nga Ballkani pushtojnë katedralen
Ata thonë se angazhohen që Serbia, Maqedonia, Bosnja, Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi të mos konsiderohen më si vende të sigurta të prejardhjes. Kjo për faktin se romët në këto shtete i pret ndjekja, racizmi dhe përjashtimi
Dje, një grup prej rreth 40 refugjatësh romë nga Ballkani dhe përkrahësish të tyre, ka pushtuar katedralen e Regensburgut, Bavari. Ata, me karroca fëmijësh dhe duke mbajtur transparente në duar kanë demonstruar kundër dëbimit që i pret, shkruajnë mediat gjermane.
Në qëndrimin e tyre, të cilin e ka shpërndarë edhe Këshilli i Refugjatëve i Bavarisë, ata thonë se angazhohen që Serbia, Maqedonia, Bosnja, Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi të mos konsiderohen më si vende të sigurta të prejardhjes, transmeton albinfo.ch Kjo për faktin se romët në këto shtete i pret ndjekja, racizmi dhe përjashtimi.
Veç kësaj ata ankohen se refugjatët ballkanikë detyrohen të presin përpunimin e kërkesave të tyre për azil duke jetuar në “kampe speciale” në kushte kazerme.
Ipeshkvia e Regensburgut ka deklaruar se do të ofrojë ndihmë humanitare dhe përkujdesje të refugjatëve, në veçanti fëmijëve në katedrale, përcjell albinfo.ch Ndërsa rreth çështjeve politike duhet të vendosin nivelet përkatëse politike.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











