Shkurt.ch
Gala mbrëmje Taiboksi kundër kancerit
Më 9 korrik për herë të katërt Thaiboksierët nga e gjithë bota do të vijnë në Winterthur, jo për të fituar ndonjë titull, por për të qenë pjesë e një mbrëmjeje bamirësie që e organizon shqiptari me origjinë nga Kosova, Mustafë Kicaj.
Të shtunën, më 9 korrik, nga ora 14 mbahet në Eulachhalle në Winterthur një gala mbrëmje bamirësie kundër kancerit “ICF – International Charity Fight”. Organizatori është kampioni i shumëfishtë në Taibox, Mustafë «Musti» Kicaj.
Kicaj për herë të katërt është duke luftuar në ring kundër kancerit. Edhe pse edhe Kicaj do të ngjitet këtë herë në ring, ai është i përkushtuar në këte aksion bamirësie kundër kancerit.
Ai me këtë mbrëmje Tai boksi mbledh fonde për të hulumtuar një ilaç të kancerit. Fondet do të dedikohen për Ligën e Kancerit në Kantonin e Cyrihut „Krebsliga”.
“Çdo vit, rreth 10 mijë deri në 15 mijë franga mblidhen për Ligën e Kancerit “, thotë Kicaj.
Më 9 korrik do të zhvillohen 33 meçe në Winterthur, të disa kampionëve të botës. Organizatorët presin rreth 2.500 spektatorë. Nga shkolla „Thaiboxcenters”, “Musti Gym” do të ngjiten në ring shtatë boksierë.
Gala mbrëmja bamirësie mund të ndihmohet edhe me anë të SMS-ve që kushton 10 franga me fjalën “Fight 10”, në numrin 488
Biletat për mbrëmjen e 9 korrikut tashmë janë në dispozicion në: ticketcorner.ch
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit09 Korrik 2016
- Ora14:00
- LokacioniWinterthur
- Data e përfundimit9 Korrik 2016 - 21:00
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











