Integrimi
Vështirësohet procedura për “fitimin e lehtësuar” të pasaportës zvicerane!
Komisioni për Politika Shtetërore i Dhomës Nacionale të Parlamentit (SPK) ka adoptuar linjën më të ashpër të Dhomës së Kantoneve sa i përket natyralizimit, ka thënë të premten para mediave kryetari i këtij komisioni
Ndonëse me Ligjin e ri të natyralizimit të të huajve, i cili parasheh lehtësime për natyralizimin e gjeneratës së tretë, praktika duket do të jetë më e ashpër se sa ishte planifikuar më herët.
Komisioni për Politika Shtetërore i Dhomës Nacionale të Parlamentit (SPK) ka adoptuar linjën më të ashpër të Dhomës së Kantoneve sa i përket natyralizimit, ka thënë të premten para mediave kryetari i këtij komisioni, Heinz Brand nga SVP.
Pika në të cilën komisioni i rekomandon Dhomës Nacionale të mbajë qëndrimin që ka pasur është ajo që lidhet me gjyshërit e të huajve të gjeneratës së tretë, shkruan 20minuten.ch. E ky qëndrim kërkonte që si kusht që dikush të jetë i huaj i gjeneratës së tretë është që së paku njëri nga gjyshërit-gjyshet të ketë lindur në Zvicër. Por nëse jo, atëherë ai duhet të bëjë të besueshme që njëri nga gjyshërit-gjyshet ka pasur leje qëndrimi në Zvicër.
Por, për Dhomën e Kantoneve nuk mjafton formulimi “të bëhet e besueshme”, përcjell albinfo.ch. Sipas saj “duhet” që njëri nga gjyshërit-gjyshet e të huajit të brezit të tretë të ketë pasur të drejtën e qëndrimit në Zvicër.
Ministrja e drejtësisë, Sommaruga më kot ka tërhequr vërejtjen se dëshmia e përmendur është vështirë të sigurohet sepse mungojnë regjistrat përkatës. Dhe, SPK i Dhomës Nacionale është bindur nga kjo, kështu që ka votuar në favor me 17 pro e 8 vota kundër.
Lidhur me parakushtet tjera komisioni ndjek qëndrimin e Dhomës së Kantoneve, transmeton albinfo.ch. Sipas tyre duhet që së paku njëri nga prindërit të ketë lindur në Zvicër, së paku dhjetë vite të ketë jetuar në Zvicër dhe së paku pesë vite të ketë vijuar një shkollim këtu. Sigurisht, i huaji i brezit të tretë që dëshiron të marrë pasaportën zvicerane në mënyrë të lehtësuar, duhet të jetë i lindur në Zvicër dhe të mos ketë më shumë se 25 vjet.
Sido që të jetë, fjalën e fundit lidhur me natyralizimin e lehtësuar do ta thotë populli në referendum, sepse për një gjë të tillë nevojitet ndryshimi i kushtetutës, përcjell albinfo.ch. E ajo aktualisht përcakton se për raste të tilla është kantoni ai që merr vendim dhe jo federata.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese









