Në ambasaden e kosovës
Manifestime
Ambasadori i Kosovës në Austri, Sami Ukelli, priti delegacionin e Këshillit Ekonomik Social
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri, Sami Ukelli, priti në takim një delegacion të përbërë nga nëntë përfaqësues të Këshillit Ekonomik Social, të cilët po qëndrojnë për vizitë zyrtare dyditore në Vjenë, të organizuar në bashkëpunim me Odën e Punëtorëve të Austrisë, thuhet në komunikatën e Ambasadës së Kosovës në Austri, transmeton albinfo.ch.
Delegacioni i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Presidenti i Sindikatave të Bashkuara të Kosovës, ABK-së, Oda Ekonomike, njoftuan Ambasadorin Ukelli që kjo vizitë është duke u zhvilluar në kuadër të projektit “Përkrahje partnerëve socialë”. Ky projekt synon të mbështesë përmirësimin e dialogut social në Kosovë dhe këto takime organizohen në përmbushje të objektivave të tij.
Në takim u bisedua rreth të arriturave si dhe sfidave në fushën e punës dhe mirëqenies sociale, si dhe zhvillimin ekonomik të vendit në përgjithësi.
Ambasadori Ukelli i njoftoi të pranishmit rreth punës së ambasadës në përgjithësi, por edhe në tërheqjen e investimeve, organizimit të forumeve dhe tryezave ekonomike si dhe funksionimit të sistemit austriak. Andaj, ai theksoi që shkëmbimi i përvojave me institucionet homologe në Austri do të rezultojë si shumë e dobishme në procesin e përmirësimit të sistemit tonë.
Delegacioni falënderoi ambasadorin Ukelli për informacionin e ofruar, si dhe për mbështetjen që ambasada ka ofruar në organizimin e vizitës në Vjenë.
Të tjera nga Manifestime
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin













