Integrimi
Paguajnë nga 7000 funta për të kaluar në Angli
Në emision transmetohen intervista me shqiptarë që po përpiqen të shkojnë në Angli përmes Francës, Belgjikës, dhe Holandës. Një prej shqiptarëve të intervistuar shprehet se ata paguajnë deri në 7 mijë paund për të shkuar në Angli
Programi “EénVandaag”, i televizionit publik holandez NPO 1, ka vizituar në Dieppe, Francë një kamp me rreth 150 shqiptarë të cilët janë shgprehur lidhur me planet e emigrimit drejt Britanisë së Madhe.
Ka disa muaj që shumica e tyre kanë tentuar të kalojnë kufirin britanik, por deri tani vetëm 70 ia kanë arritur qëllimit.
Emigrantët shqiptarë presin për mundësinë e tyre, jo vetme nga Dieppe por edhe nga xhungla Calais.
Gjithashtu shumë prej emigrantëve shqiptarë provojnë shkruarjen në Angli edhe nga Holanda. Vetëm vitin e kaluar 580 emigrantë janë kapur në portet e saj në tentativë për të kaluar tranzit në Angli. Gjysma e tyre ishin shqiptarë.
Në emision transmetohen intervista me shqiptarë që po përpiqen të shkojnë në Angli përmes Francës, Belgjikës, dhe Holandës.
Një prej shqiptarëve të intervistuar shprehet se ata paguajnë deri në 7 mijë paund për të shkuar në Angli.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











