Shkurt.ch
Mot i ligë, me vërshime dhe 80 mijë vetëtima në Zvicër
Në Muotathal të kantonit Schwyz është shpallur i zhdukur një burrë 67 vjeçar. Ai pas stuhisë është bartur nga uji i vërshuar derisa ishte me makinë. Deri tash nuk është arritur të gjendet.
Nga pasditja e të premtes në Zvicër janë regjistruar më shumë se 80 mijë vetëtima, rreth 60 mijë nga të cilat edhe kanë goditur, thonë në Entin Meteorologjik të SRF (Meteo).
Sipas këtij enti, nga pjesa lindore e Zvicrës përmes asaj qendrore e deri në Kantonin e Freiburgut, kanë rënë sasi të mëdha shiu. Në regjionin e Shafhausenit janë regjistruar rreth 50 milimetra ndërsa në regjine tjera si në Aargau, Bernë, Schwyz dhe Lucern sasi në mes 45 dhe 47 mm.
Ndërkohë në mbrëmje është shënuar një vijë stuhish që nga liqeni Sempachersee e deri te liqeni tjetër, lindor Bodensee.
Stuhitë kanë shkaktuar në natën e të premtes shumë ndërhyrje të zjarrfikësve në Kantonin e Lucernit, pasi që janë përmbytur shumë rrugë, përcjell albinfo.ch. Në mes orës 1.30 dhe 3.30 të pasmesnatës janë regjistruar 37 njoftime për stuhi.
Në Kantonin e Bernës janë vërshuar nga shiu shumë bodrume ndërsa rrugët janë mbuluar me baltë dhe mbeturina. Policia ka marrë 140 njoftime mbi dëme të pësuara.
Në Muotathal të kantonit Schwyz është shpallur i zhdukur një burrë 67 vjeçar. Ai pas stuhisë është bartur nga uji i vërshuar derisa ishte me makinë. Deri tash nuk është arritur të gjendet.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











