Lajme
Ashton riorganizon BE-në në Kosovë
Përfaqësuesja e lartë e BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, gjatë qëndrimit në Kosovë, më 27 mars, do të propozojë emërimin e një emisari të ri të BE-së në Kosovë. Më së shumti gjasa për këtë post ka austriaku Stefan Lehne. Por, ai nuk do të jetë edhe shef i Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO), si Pieter Feith.
Në Bruksel po diskutohet që të gjitha strukturat evropiane të futen nën një kulm. Ashton së shpejti do të përcaktohet për emisarin e ri, si dhe formatin e ri të pranisë evropiane në Kosovë, shkruajnë mediat kosovare.
Debati midis diplomatëve të shteteve anëtare të BE-së nuk ka përfunduar ende rreth modelit të ri të pranisë së BE-së në Kosovë që duhet të jetë në përputhje me Traktatin e Lisbonës dhe Shërbimin e Jashtëm Evropian, kanë thënë burime për gazetën.
Ndërkohë, në Bruksel ende nuk ka marrëveshje se si do të quhet prania e riorganizuar e BE-së që do të përfshijë nën një kulm Zyrën Ndërlidhës të Komisionit Evropian, EULEX-in dhe çdo strukturë tjetër të BE-së.
Të gjitha këto do të kenë shef përfaqësuesin e ri të BE-së, i cili do të emërohet në vend të Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së (EUSR) Pieter Feith. Diplomatit holandez, i cili njëkohësisht është edhe shef i ICO-së, mandati si EUSR, i përfundon më 30 prill.
Debati në Bruksel mund të përfundojë me marrëveshjen që prania e riorganizuar të quhet Zyra e BE-së në Kosovë, e jo Delegacioni i BE-së, siç quhet, në vendet të cilat njihen nga 27 shtete anëtare.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim











