Shkurt.ch
Kryeministri serb, Vuçiq, për vizitë pune në Zvicër
Ai ka ardhur sot në Bernë, ku është pritur nga presidenti federal Johann Schneider-Ammann. Kryeministri serb takon të mërkurën sekretarin shtetëror për hulumtime, arsim dhe inovacion, Mauro Dell`Ambrogio, për të thelluar temën mbi arsimimin dual
Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq ndodhet për vizitë pune në Zvicër. Ai ka ardhur sot në Bernë, ku është pritur nga presidenti federal Johann Schneider-Ammann. Marrëdhëniet bilaterale dhe ato ekonomike në mes të dy vendeve si dhe gjendja ekonomike në botë, kanë qenë në fokus të takimit në nivelin më të lartë zviceranoserb.
Siç bëhet e ditur në një komunikatë të presidencës, kryeministri serb ka shprehur interesim të veçantë për forcimin e bashkëpunimit me Zvicrën në fushën e arsimimit dual profesional, që është një specifikë e Zvicrës.
Presidenti zviceran, Ammann ka vlerësuar lart bashkëpunimin me Serbinë, duke përmendur në veçanti investimet direkte të Zvicrës në Shqipëri, transmeton albinfo.ch.
Kryeministri serb takon të mërkurën sekretarin shtetëror për hulumtime, arsim dhe inovacion, Mauro Dell`Ambrogio, për të thelluar temën mbi arsimimin dual. Ky takim zhvillohet në kuadrin e Kongresit të Dytë Ndërkombëtar të Arsimimit Profesional që mbahet nga 20 deri më 22 qershor në Winterthur. Vuçiq pritet të mbajë një fjalë në këtë kuadër.
Pas një uljeje gjatë periudhës së krizës financiare botërore të vitit 2008, nga viti 2012 marrëdhëniet ekonomike Zvicër-Serbi kanë njohur ngritje të vazhdueshme. Në vitin 2015 ato kanë arritur një vëllim të përgjithshëm prej 348 milionë frangash ose një rritje prej 22% në krahasim me vitin 2014. Eksportet e Zvicrës në Serbi kanë arritur në 251 milionë franga ndërsa importet nga Serbia, 97 milionë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto











