Shkurt.ch
Rekord: Zvicra ka 5 milionë e 15 mijë të punësuar
Si persona që kanë një punë, Zyra Federale për Statistikë i konsideron të gjithë ata që punojnë së paku një orë në javë. Ndërsa të punësuar me orar të plotë në Zvicër janë 4.184 milionë persona
Numri i të punësuarve në Zvicër ka shënuar një rekord në tremujorin e parë të këtij viti. Duke u arritur në shifrën 5.015 milionë të punësuarish është realizuar rekord i të gjitha kohërave. Ky numër është për 1.3 për qind më i madh se ai i tremujorit pararendës, gjegjësisht i atij tetor-dhjetor 2015, bën të ditur Zyra Federale e Statistikës (BFS).
Me këtë rritje, Zvicra ka ndjekur një trend që është i përafërt me atë që është shënuar edhe në shtetet e BE-së dhe të Eurozonës, ku ka pasur një rritje prej nga 1.4 për qind të numrit të të punësuarve, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë që në Zvicër ka një numër të rritur të numrit të përgjithshëm të atyre që punojnë, gjatë tremujorit të parë të vitit 2016 ka pasur një rënie të numrit të personave me veprimtari të mëvetësishme (që kanë firma të tyre). Nëse ky numër në fund të vitit 2015 ka qenë 380 mijë, në fund të tremujorit të parë të vitit 2016 ai ka rënë në gjithsej 340 mijë.
Si persona që kanë një punë, BFS i konsideron të gjithë ata që punojnë së paku një orë në javë. Ndërsa të punësuar me orar të plotë në Zvicër janë 4.184 milionë persona.
Numri i punëtorëve nga shtetet e BE-së në Zvicër ka shënuar gjatë kësaj periudhe një rritje prej 2.4 për qind, duke arritur në 1.198 milion, përcjell albinfo.ch Ndërsa numri i të punësuarve nga vendet e treta ka pasur një rritje më modeste, nga 320.000 në 326.000.
Është shënuar një rritje e lehtë edhe e numrit të të punësuarve “ndërkufitarë”. Para një viti kishte 294 mijë ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti janë regjistruar 305 mijë veta nga kjo kategori.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Prishtinë: Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane organizoi takimin e vitit 2026 Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka organizuar në Prirshtinë “Takimin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane 2026”, i cili mblodhi... -
25-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit, pajisjet e punës zbuluan planin për të hyrë ilegalisht në Gjermani -
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














