Integrimi
Oficeri shqiptar dënohet për falsifikimin e një fleturdhërese për udhëtim pa pagesë
Gjykata e Lartë e ka konfirmuar masën e dënimit të shqiptuar më parë nga ajo e shkallës së parë, e Winterthurit. Dhe ky dënim është: 30 njësi ditore nga 160 franga për falsifikim dokumentesh. Kësaj i shtohen edhe 6000 franga si mbulim i shpenzimeve të gjykatës
Përse bankieri 33 vjeçar që fitonte tepër mirë do të rrezikonte duke falsifikuar një urdhëresë e cila ia siguronte hipjen në tren të klasit të parë dhe pastaj të kapej në sektorin e klasës së dytë pa biletën që kushton gjithsej 10 franga? Motivin që e ka shtyrë të bënte këtë nuk ka arritur ta zbardhë trupi gjykues i Gjykatës së Lartë në Cyrih, e cila ka gjykuar një bankier me prejardhje nga Kosova, i cili është njëkohësisht edhe oficer në ushtrinë e Zvicrës.
Kjo gjykatë nuk ka dashur të ndalojë fare në çështjen e motivit, të cilën para saj, gjykata e qarkut në Winterthur e kishte klasifikuar si punë adrenaline, shkruan nzz.ch
Sidoqoftë, Gjykata e Lartë e ka konfirmuar masën e dënimit të shqiptuar më parë nga ajo e shkallës së parë, e Winterthurit. Dhe ky dënim është: 30 njësi ditore nga 160 franga për falsifikim dokumentesh. Kësaj i shtohen edhe 6000 franga si mbulim i shpenzimeve të gjykatës. Por kosovarit nuk duket se i bën shumë përshtypje kjo shumë parash që duhet të paguajë.
Ai punon në njërën nga bankat e mëdha zvicerane me një rrogë vjetore gjashtëshifrorë (mbi 100 mijë franga). Ajo që e brengos atë është fakti se emri do t`i shkruhet në regjistrin e borxheve ndaj shtetit dhe do t`i nënshtrohet procedurës së përmbarimit.
Kjo do të nënkuptonte përjashtim të menjëhershëm nga puna, pasi që punëdhënësi i tij e mbikëqyr në mënyrë të rregullt gjendjen e pastërtisë para ligjit të punëtorëve të tij, thotë bankieri, përcjell albinfo.ch. Pastaj, me një njollë në biografi ai nuk mund të gjejë punë në ndonjë bankë tjetër. “Një dënim do të më shkatërronte gjithë karrierën” ka thënë kosovari.
I lindur në Kosovë, bankieri është rritur në regjionin e bregut të liqenit të Cyrihut (Goldküste). Pas mbarimit të shkollës së mesme për nëpunësi ai punësohet në një bankë në të cilën bën vazhdimisht përparim në pozicion. Më tutje ai nuk mjaftohet me këtë por mbaron edhe universitetin dhe licencohet si ekspert bankar ndërsa së hpejti e priste edhe një avancim i radhës.
Ndërsa ankesa e tij shkonte dhe më tej: në rast se do të dënohej atë do ta përjashtonte edhe familja e tij trashëgimia (!).
Mirëpo gjykata e ka të vështirë të besojë se ai, për një “naivitet” të rastit, siç ka thënë avokatja e tij, e ka marrë në sy gjithë këtë rrezik. Madje edhe vet i gjykuari ka thënë se nuk e kishte të qartë përse e ka bërë këtë gjë.
Por ajo që është e qartë në këtë mes është se togeri e kishte dhënë një urdhër pagesë për kohën në mes 30 prillit dhe 25 majit 2012 e cila e autorizonte atë që ne rroba civile të shfrytëzonte të gjitha mjetet e transportit publik në gjithë Zvicrën, transmeton albinfo.ch. Por i ka thënë se në fakt as që e ka shfrytëzuar atë pasi që ka një makinë private dhe një zyrtare.
Ndërsa atë fleturdhëresë ai ia kishte treguar kontrollorit të trenit një të vetmen herë kur kishte hipur në tren pasi që kishte punë me urgjencë. Pasi që nuk kishte biletë në klasin e dytë (ku ndodhej) ai i kishte treguar konduktorit dokumentin në fjalë, duke shtuar se nuk kishte biletë të rregullt.
Avokatja ka këmbëngulur se bëhet fjalë për një veprim naiv dhe jo për falsifikim dokumenti. Për këtë arsye ajo ka kërkuar që klienti i saj të shpallet i pafajshëm, pasi që një dënim çfarë kërkohej nga prokuroria do ta dëmtonte në mënyrë mbiproporcionale atë në krahasim me veprën e lehtë që kishte kryer.
Por gjyqtarët kanë menduar ndryshe. Sipas tyre gjykimi i bërë nga shkalla e parë ishte adekuate me veprën e kryer.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













