Integrimi
Zbulohet statuja e Nënë Terezës në Pfafenhofen
Mediat gjermane shkruajnë se prej 100 anëtarëve të shoqatës shumica i përkasin besimit myslimanë, por pa dallim feje, Nënë Tereza është një model i tyre i humanizmit. Kjo vepër e derdhur në bronz është bërë nga artisti mitrovicas, Miftar Istrefi i njohur si “Tali”
Statuja e njërës nga figurave më të rëndësishme të popullit shqiptar dhe në botë, Nënës Terezë që nga sot është e pranishme edhe në Pfafenhofen të Gjermanisë. Me praninë e shumë personaliteteve të shquar nga Kosova dhe Gjermania si dhe bashkatdhetarëve tanë në katedralen Johanes Baptist është përuruar statuja e Nënë Terezës.
Kjo vepër e derdhur në bronz është bërë nga artisti mitrovicas, Miftar Istrefi i njohur si “Tali”. Ndërkohë i gjithë organizimi është bërë nga Shoqata Kulturore Shqiptare “Sali Çekaj” dhe Misioni Katolik Shqiptar në Gjermani.
Mediat gjermane shkruajnë se prej 100 anëtarëve të shoqatës shumica i përkasin besimit myslimanë, por pa dallim feje, Nënë Tereza është një model i tyre i humanizmit. Pra, Nënë Tereza për ta nuk është vetëm një figurë humane, por gjithëpërfshirëse, përcjell “albinfo.ch”.
Pas zbulimit të statujës për të pranishmit është organizuar mikpritje me gjëra ushqimore shqiptare ndërkohë më vonë është mbajtur një mbrëmje muzikore më këngëtaren Eda Zari dhe këngëtarë të tjerë shqiptarë. Po ashtu nuk kanë munguar edhe vallet shqiptare të prezantuara nga shoqata të ndryshme në diasporë.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










