Shkurt.ch
Bien çmimet për qiratë në Zvicër
Më së miri aktualisht është për qiramarrësit në Zvicrën Lindore. Atje, një metër katror kushton mesatarisht prej 222 frangash në vit.
Çmimet për qiratë në Zvicër kanë shënuar rënie me 0.2 për qind nga prilli deri në maj.
Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Indeksi i qirasë së banesave nga Swiss Real Estate dhe ImmoScout24.
Më së miri aktualisht është për qiramarrësit në Zvicrën Lindore. Atje, një metër katror kushton mesatarisht prej 222 frangash në vit. Gjithashtu në Zvicrën Qendore çmimet janë 230 franga për metër katror në vit.
Por, në krahasim vjetor, trendi është në drejtim tjetër.
Në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, qiratë e apartamenteve dhe shtëpive u rriten me 1.4 për qind.
Me banesa të shtrenjta udhëheq Cyrihu. Për një metër katror qiramarrësit në vit duhet të paguajnë 313 franga mesatarisht. Edhe Gjeneva mbetet më e shtrenjta, me CHF 306.
“Askund në Zvicër nuk ka më shumë banesa të lira se në Gjenevë”, thotë Martin Waeber, CEO i ImmoScout24. Kërkesa për banesa shtesë në Gjenevë është e madhe, thotë Waeber, përcjell albinfo.ch. Kjo rezulton me ngritjen e çmimeve të qirasë së apartamenteve.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











