Integrimi
Halilajve nuk u jepet pasaporta zvicerane sepse veshin “trenerka”
Kryefamiljari dhe dy djemtë ecin rrugëve të fshatit me rroba sportive “trenerka” ose tuta, në vend se të veshin gjinse “sikur të gjithë të tjerët”
Pritej me te drejtë që kjo të ishte dita më e bukur për familjen Halili, dita kur ata duhej të merrnin shtetësinë zvicerane. Zonja e shtëpisë kishte gatuar një ëmbëlsirë me ngjyrë të kuqe të cilën e zbukuronte kryqi i bardhë, pamja e flamurit të Zvicrës. por gjithçka shkoi kot. Dita e 18 majit u shndërrua në makth për Halilajt, transmeton albinfo.ch artikullin e Basellandschaftlicher Zeitung.
Asambleja qytetare e fshatit Bubendorf të kantonit Basellandschaft hodhi poshtë kërkesën e tyre, shkruan gazeta. Arsyeja është diçka vështirë e imagjinueshme: pamja e tyre nuk përkon me atë të zviceranëve. Kryefamiljari dhe dy djemtë ecin rrugëve të fshatit me rroba sportive “trenerka” ose tuta, në vend se të veshin gjinse “sikur të gjithë të tjerët”. Po ashtu, babai nuk mund të pajtohet me faktin që një grua të jetë shefja e tij, përcjell albinfo.ch
Asnjë vërejtje tjetër nuk do të mund t`u bëhej atyre, thotë kryetari i komunës Roger Frey për gazetën. Ata janë të integruar mirë dhe të gjithë e flasin mirë gjermanishten. Ai nuk sheh arsye konkrete përse do t`u refuzohej atyre pasaporta zvicerane.
Është interesante se kanë qenë pikërisht banorët e Bubendorfit të cilët në vitin 2005 kishin luftuar vpër t`i siguruar familjes Halili qëndrimin në Zvicër, pasi që i kishte ardhur një vendim negativ nga Berna, transmeton albinfo.ch
Në një numër komunash zvicerane, në zona rurale, për natyralizimin e të huajve dhe për çështje të tjera vendosin qytetarët me votë të drejtpërdrejtë, institucion që ndryshe njihet si “Asambleja e qytetarëve”.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja










