Integrimi
Në administratën gjermane punon numër i vogël i të huajve
Vetëm 15% e punonjësve në ministri e autoritetet e federatës ka prejardhje të huaj. Në ekonominë private kjo kuotë arrin në 20% e të punësuarve me kontratë
Qytetarët me prejardhje emigracioni vazhdojnë të hasin në pengesa për t’u pranuar në punë në organet federale. Sipas një studimi rezulton se vetëm 15% e punonjësve në ministri e autoritetet e federatës ka prejardhje të huaj. Në ekonominë private kjo kuotë arrin në 20% e të punësuarve me kontratë. Kjo i përgjigjet një të pestës së 16 milionë migrantëve në shoqërinë gjermane, shkruan dw.de, përcjell albinfo.ch.
“Njerëzit me histori migracioni vazhdojnë ta kenë të vështirë të gjejnë rrugën e tyre në administratë”, është konkluzioni i së ngarkuarës federale për integrimin, Aydan Özoğuz. Për përpilimin e raportit të prezantuar të enjten (26.05) në Berlin nga Instituti Federal i Demografisë (BIB) për herë të parë u shqyrtuan të dhënat në 14 ministri, në ushtri dhe në tetë autoritete të tjera federale. Nga 300.000 të punësuar në këto sektorë në anketim morën pjesë gati 24.000 punonjës.
Vetëm në shkallën e ulët të hierarkisë
Në të gjitha autoritetet federale vlen: se migrantët dhe pasardhësit e tyre në brezin e dytë janë më të rinj, punojnë shpesh me kontrata të kufizuara dhe në përgjithësi klasifikohen në grupet më të ulëta të hierarkisë krahasuar me koleget e kolegët e tyre pa prejardhje migracioni.
“Ky është një sinjal për t’u ndërgjegjësuar, se ata jo vetëm e kanë të vështirë ta gjejnë rrugën për në administratë, por edhe janë të përfaqësuar në mënyrë disproporcionale në nivelin e ulët dhe të mesëm të shërbimit e me sa duket nuk arrijnë të avancojnë më tej”, thotë lidhur me këtë Özoğuz. Arsyet për këtë e ngarkuara për integrimin i sheh edhe në mungesën e sinjaleve ndaj politikës në adresë të këtyre grupeve: “Tek ta ekziston ende ndjenja, se nuk lejohem të jem pjesë atje.”
Midis institucioneve të ndryshme ka dallime të mëdha. Ndërsa në Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Drejtësisë ka shumë pak të punësuar me prejardhje migracioni, në të tjerë sektorë kuota e tyre arrin në 25%. Ndër të tjera kuota të tilla shënon Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) në Nuremberg dhe Zyra Federale e Kriminalistikës (BKA) në Viesbaden.
Në policinë federale kuota e të punësuarve me prejardhje migracioni është sot mbi 21%
Özoğuz vuri theksin veçanërisht në Policinë Federale dhe Zyrën Federale të Kriminalistikës, sepse brenda pak viteve ato ia kanë dalë që të punësojnë më shumë me prejardhje emigracioni duke e arritur këtë përmes fushatave informative, spoteve dhe shpalljeve për vende pune në gjuhë të ndryshme. Në radhët e policisë federale kuota e të punësuarve me prejardhje migracioni është sot mbi 21%. Hans-Georg Engelke, ministër shteti pranë Ministrisë së Brendshme, e vlerëson situatën ndryshe nga e ngarkuara për integrimin: “Ne në administratën federale nuk jemi më keq, tendenca është në drejtimin e duhur.”
Mikro-censusi zyrtar në vitin 2013 tregoi, se në përgjithësi në administratën publike në Gjermani kuota e të punësuarve me prejardhje migracioni është rreth 6,7 përqind.
Özoğuz kërkon, që të gjithë të punësuarve me prejardhje migracioni t’u hapen më shumë shanse në të gjitha nivelet e administratës. Federata dhe autoritetet e saj kanë në këtë drejtim një funksion për të qenë model dhe duhet “të përmirësohen në këtë drejtim”. Model mund të jenë administratat e landeve të Hamburgut apo Berlinit, të cilat me përcaktimin e kuotave konkrete prej 25% e më shumë e kanë përmirësuar brenda pak vitesh përbërjen e personelit të tyre me punonjës me prejardhje migracioni. Në Berlin kuota e të punësuarve me prejardhje migracioni është rritur nga nëntë në 23 përqind.
“Unë jam, që edhe në çdo ministri të vendosen kuota të tilla”, kërkoi e ngarkuara për integrimin. Një kërkesë kjo, të cilën nuk donte ta pranonte plotësisht përfaqësuesi i Ministrisë së Brendshme. “Nuk mendoj se është mirë vendosja e një kuote”, u përgjigj ministri i shtetit Engelke dhe e argumentoi këtë me procesin e përzgjedhjes së aplikantëve, që duhet të orientohet nga niveli i arsimit dhe i kualifikimit të kandidatëve. Por ai e pranoi, që autoriteteve federale do t’u duhen procedura të tjera për punësimin.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten













