Integrimi
Formohet Unioni i Shoqatave Shqiptare për Austrinë e Epërme
Më 21.05 2016, në lokalet e Shoqatës Kulturore-Sportive "Dardania", pas shumë bisedave e debateve konstruktive, shoqatat vendosën unanimisht të formojnë Unionin e Shoqatave Shqiptare për Austrinë e Epërme
Një grup vullnetarësh dhe atdhetarësh të dalluar, javën e kaluar në Linz të Austrisë formuan Unionin e Shoqatave Shqiptare për Austrinë e Epërme (Oberöseterreich).
Duke pasur parasysh se në Austrinë e Epërme ekzistojnë një numër i madh i shoqatave shqiptare (afër 20 sosh), fillimisht iniciuan idenë për formimin e një Unioni ku të gjitha shoqatat shqiptare, të cilat edhe më herët por edhe tash kanë zhvilluar veprimtari apo aktivitete të ndryshme, të bashkë organizohen dhe të sistemojnë punët dhe detyrat e caktuara që të dalin me një qendër të vetme dhe të përbashkët.
“Duke u nisur nga ky parim dhe nevojë e kahershme, më 21.05 2016, në lokalet e Shoqatës Kulturore-Sportive “Dardania”, pas shumë bisedave e debateve konstruktive, shoqatat vendosën unanimisht të formojnë Unionin e Shoqatave Shqiptare për Austrinë e Epërme”, ka thënë kryetari i këtij Unioni, Ismet Sinani në një postim të tij, përcjell “albinfo.ch”.
Sipas asaj që shkruan kryetari, Shoqatat Kulturore-Sportive e Humanitare, disa nga këto, të njohura për veprimtaritë e tyre në gjithë territorin e Austrisë e më gjerë, dhe duke dashur që veprimtaria e tyre të jetë edhe më efikase dhe më gjithëpërfshirëse, të jetë më mobilizuese, më e koordinuar dhe më e sistemuar në të gjitha punët dhe në detyrat e punës që dalin nga marrëveshjet e tyre, që të harmonizojnë dhe unifikojnë plan-programet e tyre, që të ndërlidhin më mirë aktivitetet dhe veprimtaritë e tyre qoftë me vendin mik austriak, qoftë më vendin e origjinës, vendosen të zgjedhin kryesinë e ngushtë dhe kryesinë e gjerë të USHSHAE-së.
Në kryesinë e ngushtë u zgjodhën: Ismet Sinani, kryetar, Nazmi Rraci, zëvendëskryetar, Bekim Islami, zëvendëskryetar, Imer Aliu, sekretar, Arif Veseli, zëvendëssekretar, Sylejman Shala, arkëtar, Tahir Hyseni, zëvendës arkëtar. Ndërsa si anëtarë të tjerë të kryesisë u zgjodhën edhe: Sadik Zeneli, Halim Bajrami, Ramiz Selimi, Fehmi Spahiu e Besim Ramabaja.
“Pasi që USHSHAE-ja, po përkrahet dhe po parapëlqehet edhe nga një numër tjetër shoqatash, u vendos që në të ardhmen, për të gjithë ata që dëshirojnë të anëtarësohen në Union, t’u mundësohet anëtarësimi”, është shprehur z. Sinani.
Në fund, të gjithë anëtarët e kryesisë u zotuan së do të punojnë dhe do të angazhohen në realizimin e të gjitha detyrave që dalin nga plan-programet që dalin nga USHSHAE-ja.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











