Shkurt.ch
Për të luftuar terrorizmin, zviceranët heqin dorë nga liritë e tyre personale
Edhe pse afërsisht 9 nga 10 personat e pyetur vazhdojnë të deklarojnë se ndjehen të sigurt, kur është fjala për luftimin e terrorizmit për ta ka më shumë vlerë siguria se liria e tyre
Frika nga rreziqet e shumta që kërcënojnë nga jashtë, i bën zviceranët të «bëjnë kabull»edhe kufizimin e lirive të tyre që i gëzojnë në Zvicër.
E më së shumti frikë kanë ata nga valët e refugjatëve, nga terrorizmi dhe lufta. Pasiguria që krijon kjo frikë, e arsyeton sipas shumicës prej tyre, rritjen e angazhimit të policisë dhe ushtrisë.
Të gjitha këto dalin nga një raport prej studimit «Siguria 2016», të realizuar nga Akademia Ushtarale dhe Center for Security Studies të unibversitetit ETH të Cyrihut, shkruan sda.ch.
Tri të katërtat e të anketuarve besojnë se gjatë pesë viteve në vijim, situata politike në botë do të jetë më e zymtë dhe më e tendosur. Vitin e kaluar këtë mendim e kishin pak më shumë se gjysma.
Edhe pse afërsisht 9 nga 10 personat e pyetur vazhdojnë të deklarojnë se ndjehen të sigurt, kur është fjala për luftimin e terrorizmit për ta ka më shumë vlerë siguria se liria e tyre, transmeton albinfo.ch. Dy të tretat e tyre janë të gatshëm të heqin dorë nga liritë e tyre personale në mënxrë që të luftrohet terrorizmi «Me të gjitha mjetet».
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










