Shkurt.ch
Iniciativa e re kërkon 4 javë pushim të atësisë!
Një iniciativë popullore që do të hidhet në votim kërkon katër javë pushim për etërit e rinj të fëmijëve të posalindur. Nga e martja (sot) fillon grumbullimi i nënshkrimeve për këtë iniciativë
Në fund të prillit Parlamenti i Zvicrës pati hedhur poshtë inciativën parlamentare që e kishte prezantuar deputeti i CVP/PDC Kandinas për pushimin dyjavësh të atësisë. Zbastimi i saj do të kushtonte rreth 200 milionë franga.
Tash një iniciativë popullore që do të hidhet në votim kërkon katër javë pushim për etërit e rinj të fëmijëve të posalindur, përcjell albinfo.ch mediat zvicerane.
Nga e martja (sot) fillon grumbullimi i nënshkrimeve për këtë iniciativë, të nisur nga federata e sindikatave Travail Suisse dhe disa federatave që bashkojnë organizatat e burrave, grave dhe familjeve.
Me këtë iniciativë kërkohet që baballarët të marrin 20 ditë (katër javë pune) pushim të paguar brenda një viti nga lindja e fëmijës.
Ng viti 2005 gratë që lindin fëmijë në Zvicër kanë të drejtë për një pushim të paguar prej 14 javësh pune.
Një numër ndërmarrjesh të mëdha zvicerane dhe ndërkombëtare që veprojnë në Zvicër prej kohësh praktikojnë pushimin e paguar për punëtorët e tyre që bëhen etër. Fjala është për pushime nga një deri në dy javë.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











