Shkurt.ch
Vetëm 36% do ta votonin iniciativën kundër migrimit masiv!
Kjo iniciative e votuar me një rezultat të ngushtë në shkurt të vitit 2014, i ka shkaktuar jo pak telashe Zvicrës në raport me BE-në
Popullsia e Zvicrës, aktualisht është më e gatshme për të mbështetur marrëveshjet bilaterale me BE-në se që ka qenë vetëm disa muaj më parë.
Siç dëshmon sondazhi i radhës i realizuar nga Instituti për Studimin e Opinionit Publik GFS Bern, 46 për qind e zviceranëve shohim te marrëveshjet bilaterale më pak ose më shumë përparësi për Zvicrën, njofton srf.ch.
Në sondazhin e kaluar, të bërë në tetor të vitit 2015, ishin 42%.
Katër nga pesë të anketuarit e arsyetojnë qëndrimin e tyre pozitiv para së gjithash me faktin se ekonomia e Zvicrës është e varur nga marrëdhëniet stabile me BE-në.
Nga ana tjetër , vetëm 36 për qind e të pyeturve ende do të votonin në favor të Iniciativës kundër Migracionit Masiv.
Siç dihet, kjo iniciative e votuar me një rezultat të ngushtë në shkurt të vitit 2014, i ka shkaktuar jo pak telashe Zvicrës në raport me BE-në, shkruan albinfo.ch. Si rezultat i saj, Zvicra rrezikon t`i ndërpresë marrëveshjet bilaterale me Bashkimin Evropian.
Për këtë anketë GFS Bern ka pyetur 2507 persona me të drejtë vote, nga 18 prilli deri më 7 maj.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











