© 2016 Albinfo.ch
E-Diaspora
Diaspora shqiptare e Zvicrës feston me Vokrrin pranimin në UEFA dhe FIFA
Shaban Konxheli, po i pret mysafirët. Nuk është hera e parë që ai organizon evente në Diskotekën Rinora 4, një qendër e njohur argëtimi për rininë shqiptare në Zvicër.
Organizimi i së premtes ishte special jo vetëm për Shaban Konxhelin, por edhe për të gjithë shqiptarët e Kosovës në Zvicër, të cilët po festojnë pranimin e vendit të tyre në UEFA dhe FIFA.
Festa në “Rinora 4” nuk do të kishte kuptim pa kryetarin e Federatës së Futbollit , Fadil Vokrrin, legjendën e futbollit kosovar, shkruan albinfo.ch
Ai sot është heroi më i ri i Kosovës, pasi brenda mandatit të tij Kosova u pranua në UEFA dhe FIFA.
Vokrri u bë i famshëm, të gjithë kërkonin një foto me të, por edhe me futbollistët shqiptarë të futbollit në Zvicër si Arlind Ajeti, Berat Gjimshit dhe Taulant Xhaka, të cilët kishin ardhur në Rinora4 për të festuar pranimin e Kosovës në FIFA dh UEFA..
Këta 3 lojtarë shqiptarë që luajnë në ligat zvicerane dhe evropiane aktualisht janë ndër lojtarët kryesorë edhe në kombëtaren shqiptare.
Krahas Vokrrit, i pranishëm ishte edhe nënkryetari i Komitetit Ekzekutiv të FKF-së, Agim Ademi.
Madhështore këtë festë në Cyrih e kanë bërë edhe performimi Shkollë Shqiptare të Vallëzimit ”SHOTA”, që udhëhiqet nga Agron Bajrami
Të veshur me fanella të kombëtares kosovare, ata kanë sjellë një prezantim impozant para mysafirëve të mbledhur.
Në skenë është ngjitur edhe Fadil Vokrri. Ai ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në ndërkombëtarizimin e sportit kosovarë, sidomos shqiptarët në Zvicër.
Kur jemi te kontributi i shqiptarëve të Zvicrës, duhet përmendur edhe Flamur Bunjakun, anëtarin e komitetit së Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili është edhe njëri ndër bashkëpronarët e Rinora4.
Festës i janë bashkuar edhe futbollistë të klubeve shqiptare, që luajnë nëpër liga të ndryshme të zvicerane, e që të gjithë duket se i janë gëzuar pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA.
Aktorët e njohur të humorit , grupi “Stupcat” kanë ironizuar në fund me 3 kombëtaret e futbollit Zvicër-Shqipëri-Kosovë duke i ndërlidhur me shqiptarët e Zvicrës që pa dyshim se janë një thesar për kombëtaren shqiptare, pasi që kontingjenti më i madh futbollistik i kombëtares aktualisht është nga kampionati zviceran.
albinfo.ch
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt Më 14–15 prill 2026 mbahet Samiti IV i Diasporës Shqiptare... -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025 -
Itali
Brilant Milazimi përfaqëson Kosovën në Bienalen e Venecias 2026
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin































