Shkurt.ch
Policët plagosin kosovarin e dyshuar për vjedhje
Policët kanë qëlluar drejt tij ndërsa ai ka provuar të ikë me makinën e vet. Por, duke qenë se kishte marrë plagë, ai ishte paraqitur në spital për trajtim, ku më vonë është arrestuar
Në mbrëmjen e të premtes, më 13 maj shoferi i një makine përpiqet të shmangë kontrollin policor duke iu kundërvënë policëve. Si kundërpërgjigje, policët kanë qëlluar drejt tij ndërsa ai ka provuar të ikë me makinën e vet. Por, duke qenë se kishte marrë plagë, ai ishte paraqitur në spital për trajtim, ku më vonë është arrestuar, shkruan sda.ch.
Personi në fjalë ishte një kosovar 36 vjeçar, i cili më herët ishte parë me maskë në fytyrë tek ngiste makinën në një lagje të qytetit të Cyrihut, transmeton albinfo.ch. Pasi që një grua e kishte alarmuar për atë që kishte parë, policia ishte vënë pas personit të dyshuar. Ajo kishte ndaluar një makinë që i përgjigjej pothuaj në tërësi përshkrimit të makinës me personin e dyshuar. Ngasësi i makinës pastaj kishte ikur dhe më vonë ishte shtruar në një spital të Kantonit Thurgau, për të trajtuar plagët e marra nga policia.
Shumë shpejt vërtetohet se bëhej fjalë për të ikurin e përmendur. Kosovari 36 vjeçar është arrestuar nga policia e Kantonit Thurgau dhe dyshohet për vjedhje. Pas lëshimit nga spitali, ai do t`i dorëzohet prokurorisë përgjegjëse.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë










