Integrimi
Mjeku u refuzon vaksinimin katërnjakëve shqiptarë
“Mjeku, thjesht nuk ka dashur t`i kontrollojë. Sipas tij, dokumentit nga Zyra Sociale për mbulimin e këtij kontrolli i kishte skaduar afati një ditë më parë"
Lindja e katërnjakëve shqiptarë në Jena të Gjermanisë, në tetor të vitit të kaluar ishte lajm për kryetituj në mediat gjermane. Po ashtu edhe pagëzimi i tyre në kishë rreh një javë më parë, me ç`rast kumbarë i tyre u bë kryeministri i landit Thüringen, Ramelow.
Por “familja më e njohur refugjate nga Thuringeni” duhet të lëshojë së shpejti Gjermaninë. Afati për këtë është 27 korriku i këtij viti, shkruan bild.de. Familja e trajtuar shumë mirë deri tash, është kapluar nga paniku: nuk e di se çfarë do të bëhet me ta pas 27 korrikut, transmeton albinfo.ch Vendimi vlen vetëm për nënën dhe fëmijët por jo dhe për babanë!
Sikur të mos mjaftonte kjo, prindërve të rinj mjeku i fëmijëve u ka refuzuar të hënën kontrollimin e foshnjave, bën të ditur pastorja Friederike Costa e cila kujdeset për familjen. “Mjeku, thjesht nuk ka dashur t`i kontrollojë. Sipas tij, dokumentit nga Zyra Sociale për mbulimin e këtij kontrolli i kishte skaduar afati një ditë më parë, përcjell albinfo.ch. E kjo kishte ndodhur sipas saj vetëm tri ditë pasi që familja kishte marrë vesh për zgjatjen e kohës së qëndrimit dhe nuk kishte pasur mundësi të nxirrte një dokumen tjetër.
Kështu sipas saj ranë në ujë për dy nga foshnjat vaksinimet e domosdoshme. “Zemërngurtësia e autoriteteve është e pashpjegueshme”, thotë pastorja.
E vetmja shpresë për familjen tash mbetet komisioni për raste të rënda. Ky komision mund të kërkojë nga qeveria e landit një leje qëndrimi.
Mirëpo një zëdhënëse e komisionit ka thënë për gazetën se mbetet ende e pasigurt nëse ky rast do të mund të trajtohet para pushimeve verore…
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











