Shkurt.ch
Vazhdohet për një vit shfrytëzimi i kampit të azilit në Bremgarten
Në bazë të Ligjit të Azilit, objektet dhe hapësirat që janë në pronësi federale mund të shfrytëzohen më së gjati 3 vjet për strehim të azilkërkuesve, pa pasur nevojë për të marrë lejen përkatëse të kantonit ose të komunës,
Objekti i një kampi ushtarak në Bremgarten, që nga viti 2013 shërben si strehimore e përkohshme azili. Shfrytëzimi i tij, në bazë të marrëveshjes në mes të federatës, kantonit dhe qytetit Bremgarten do të vazhdohet edhe për një vit. Subjektet në fjalë mbështesin vazhdimin e lejimit për shfrytëzim të këtij objekt. Kërkesën për vazhdimin në emrin e SEM (Sekretariati për Migracion) e ka bërë Ministria e Mbrojtjes (VBS) në adresë të qytetit Bremgarten, thuhet në një komunikatë të SEM.
Në bazë të Ligjit të Azilit, objektet dhe hapësirat që janë në pronësi federale mund të shfrytëzohen më së gjati 3 vjet për strehim të azilkërkuesve, pa pasur nevojë për të marrë lejen përkatëse të kantonit ose të komunës, transmeton albinfo.ch. Dhe ky afat përfundon më 4 gusht 2016.
Pasi që Ministria e Mbrojtjes e ka shtyrë për më vonë rifillimin e shfrytëzimit të objektit të saj në Bremgarten, strehimi i azilkërkuesve aty mund të vazhdohet edhe për një vit.
Zhvillimet aktuale në regjionet me konflikte dhe përgjatë rrugëve të migrantëve përkundër angazhimit të madh ndërkombëtar dhe zviceran janë vështirë të vlerësueshme. Edhe pse numri i azilkërkuesve ka pësuar rënie muajve të fundit, autoritetet zvicerane duhet të parapërgatiten për ndryshimin eventual të rrjedhave, përcjell albinfo.ch. Nuk mund të përjashtohet që Zvicra, nga shkaku i ndryshimit të rrugëve në fjalë, gjatë javëve ose muajve të ardhshëm të përballet me një fluks më të madh të refugjatëve, thuhet më tutje në komunikatë.
Për këtë arsye, federata, kantonet, qytetet dhe komunat, më 14 prill kanë vendosur piketat për planin e tyre të përbashkët emergjent mbi azilin, të cilin e ka marrë në dijeni edhe Këshilli Federal.
Sipas këtij plani, federata në të ardhmen do të ketë në gatishmëri 6000 shtretër për strehim të azilkërkuesve. SEM, me mbështetjen e VBS, këtë numër gjatë vitit të kalur e ka rritur nga 2200 në 4600.
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi










