Integrimi
Ëndrra e “italianit” shqiptar, përfundon në Aeroportin e Munihut
Kur njëri nga policët filloi të fliste italisht me të, ai reagoi shpejt me refleks duke dhënë përgjigjen e duhur në gjuhën shqipe
«Pasaporta italiane nuk të bën italian». Nga kjo maksimë janë nisur policët federalë në Aeroportin e Munihut kur kanë vendosur ta verifikojnë edhe njëherë personin që kishte treguar këtë pasaportë, shkruan idowa.de.
Dhe që në hapin e parë kanë zbuluar se “italiani” ishte në të vërtet një shtetas 20 vjeçar i Shqipërisë, përcjell albinfo.ch. Policët thonë se ai ka bërë dy gabime fillestarësh: së pari, ka nënçmuar italishten e policëve dhe së dyti, pamja e tij nuk dukej shumë “italiane”.
Në fakt, kur njëri nga policët filloi të fliste italisht me të, ai reagoi shpejt me refleks duke dhënë përgjigjen e duhur në gjuhën shqipe, transmeton albinfo.ch. Kështu, policët pas një hulumtimi të shkurtë erdhën në përfundimin se pasaporta italiane ishte e vjedhur dhe e falsifikuar me identitetin e një italiani.
Përveç pasaportës, shqiptari i ri e kishte të falsifikuar edhe patentshoferin dhe një kartelë sigurimi shëndetësor, të gjitha italiane. Ai ishte nisur të shkonte drejt Londrës ku i ishte premtuar një jetë më e mirë.
Sidoqoftë, rruga për në Londër mori fund për shqiptarin në Munih. Këtu është bërë një kallëzim penal ndaj tij për falsifikim dokumentesh mirëpo ai, pas marrëveshjes me zyrtarët e entit për të huaj në Erding do të dëbohet për në Shqipëri që sot.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











